KKPK-ja është emëruar më 14 maj nga PSSP-ja. Anëtarët e saj janë:
Z. Veijo Heiskanen (Finlandë) shërben si kryesues i KKPK-së. ParPriakisht ai ishte anëtar ndërkombëtar i Komisionit të Çështjeve Pronësore dhe Banesore në Kosovë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit dhe Fakultetin Juridik të Harvardit; Ai ka magjistruar në vitin 1988 dhe ka doktoruar në vitin 1992. Ai ka specializuar në ligjet ndërkombëtare, ligjet arbitruese ekonomike, ligjet mbi tregtinë dhe të internetit. Para pozitës së tij në LALIVE Avokatët në Gjenevë, ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm dhe Gjykatës i Lartë i Tribunalit për Zgjidhjen e Kërkesave për Llogaritë e Papërdorura në Zvicërr (2001-2002); Drejtor i Institutit Ekonomik Ndërkombëtar Ligjor në Universitetin e Helsinkut (1998-2000); Zëvendës shefi i Shërbimeve Ligjore të Komisionit të KB-së për Kompenzim (1994-1998); dhe Këshilltar Ligjor për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA në Hagë (1990-1994). Ai ka ligjeruar në institucione të ndryshme, përfshirë Universitetin e Helsinkit dhe në Akademinë e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë, ka qenë profesor vizitues në Universitetin e KB-së në Tokio (1999); ai ka punuar për Komisionin e Arbitrimit të Konferencës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (1993); dhe poashtu ishte anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit. Ai është autor i disa botimeve mbi të drejtën ndërkombëtare; arbitrimin ndërkombëtar dhe në zgjidhjen e kontesteve.
Z. Norbert Wühler (Gjermani) është anëtar i KKPK-së. Ai ka diplomuar dhe doktoruar në drejtësi në Universitetin e Heidelbergut. Aktualisht ai është Drejtor i Programeve për Riparim në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim. Pozitat e tija parPriake ishin Shef i Filialit për Shërbime Ligjore të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Kompenzim (1992-2000), Këshilltar Ligjor i Kryetarit dhe Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm për Tribunalin e Kërkesave Iran-SHBA (1983-1991), partner hulumtimi në Institutin Max Planck për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg (1978-1983) si dhe avokat i pranuar në jurispudencën e Heidelbergut dhe Mannheimit (1979-1983). Ai ishte kryesues, anëtar dhe sekretar i disa tribunaleve arbitrare ndërkombëtare, ishte këshilltar i Komisionit për Kërkesa të Pronave të Patundshme në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në Komisionin e Kërkesave Eritrea-Etiopi, dhe poashtu është anëtar i Komitetit Drejtues për Proceset Kolektive të Kërkesave Ndërkombëtare në Gjykatën e Përhershme të Arbitrimit si dhe i Grupit Këshillues të Ekspertëve mbi Pjesëmarrjen e Viktimave dhe Riparimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Ai ka ligjëruar dhe publikuar në kërkesat ndërkombëtare mbi pronën dhe kompenzimin, zgjidhjen e kontesteve, përgjegjësinë shtetërore dhe arbitrimin ndërkombëtar.
Z. Abdullah ALiu (Kosovë), ėshtė anėtar vendor i Komisionit pėr Kėrkesa Pronėsore tė Kosovės, i emėruar nga Kuvendi i Kosovės. Nė vitin 1998 ka doktoruar nė Fakuletit Juridik nė Universitetin e Prishtinė nė tė drejtat civile nė Kosovė. Nė periudhėn kohore 1984-1985 ka specalizuar nė Universitetin e Nicės dhe Parisit II si dhe mė vonė, nė vitin 1994, ka kryer specializim edhe nė Universitetin e Vjenės. Ndrėsa, nė vitin 2005 ka ndjekur njė program trajnimi nė Klinikėn Ligjore nė Illinois (SHBA). Po ashtu, ėshtė pjesėmarrės nė shumė seminare, punėtori dhe projekte tė tjera nė SHBA, Francė, Gjermani, Zvicėr, Holandė, Hungari, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Bullgari etj. nė universitete tė ndryshme si Harėard, Pitsburgh, Universiteti i Cyrihut, CEU University etj.
Qė nga vitit 2003 ėshtė profesor i rregullt nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės dhe ligjėron kėto lėndė: E drejta civile, E drejta familjare dhe trashėgimore, E drejta pronėsore, E drejta e pronėsisė intelektuale, E drejta civile krahasimore, E drejta kadastrale.
Ėshtė pjesėmarrės i disa grupeve punuese pėr hartimin e legjislacionit nė fushėn civile nė Kosovė. Nė ndėrkohė ka mbajtur ligjėrata edhe nė universitete tė tjera brenda dhe jashtė Kosovės nė lėndėt e fushės civile. Ėshtė autor i disa librave dhe punimeve me karakter shkencor.
|