 |
Kërko |
|
|
|
|
|
Agjencia Kosovare e Pronës është krijuar me 4 Mars 2006 si trup i pavarur. Mandati i tij është të procedoj kërkesat që kanë të bëjnë me pronën e patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale, si rrjedhojë i konfliktit të armatosur në Kosovë gjatë vitit 1999.
Juridiksioni dhe struktura e KPA-së është përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/10 dhe legjislacioni që përcakton rregullat e procedimit dhe dëshminë që do të drejtoj zgjidhjen e kërkesave të paraqitura në KPA, janë dhënë në Urdhëresë Administrative 2007/5.
Agjencia Kosovare e Pronës (“KPA”) është trup i pavarur i krijuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/10 për Zgjidhjen e Kërkesave në Lidhje me Pronën e Patundshme Private, përfshirë Pronën Bujqësore dhe Komerciale çlidhje shtesë me Rregulloren e UNMIK-ut në faqen elektronike], e cila është shpallë me 4 Mars 2006. Ka mandat të zgjedh kërkesat si rezultat i konfliktit të armatosur të vitit 1999 për pronën e patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale.
KPA-ja është e përbërë nga Bordi Mbikëqyrës, Sekretariati Ekzekutiv si dhe Komisioni i Kosovës për Kërkesa Pronësore.
- Bordi Mbikëqyrës
Bordi Mbikëqyrës mbikëqyrë punën e KPA-së dhe i ofron ndihmë administrative, direktiva të përgjithshme dhe udhëheqje në linjën e veprimit. Bordi Mbikëqyrës nuk merr pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe përfundimet e Komisioni mbi kërkesat individuale.
Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga PSSP-ja, dhe dy nga këta anëtarë nominohen nga Kryeministri i Kosovës. PSSP-ja emëron njërin prej anëtarëve si Kryetar Bordi.
-Sekretariati Ekzekutiv
Sekretariati Ekzekutiv ka Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorin, të cilët do të caktohen nga PSSP-ja. Sekretariati Ekzekutiv është përgjegjës në pranimin, regjistrimin përgjigjen e kërkesave, njoftimin e palëve dhe procedimin e kërkesave për shqyrtim nga Komisioni. Sekretariati Ekzekutiv ka Drejtorin dhe Zëvendës Drejtorin, të cilët do të caktohen nga PSSP-ja.
- Komisioni i Kosovës për Kërkesa Pronësore
Komisioni i Kosovës për Kërkesa Pronësore (Komisioni) është i përbërë nga dy anëtarë ndërkombëtarë dhe një vendor të caktuar nga PSSP, dhe njëri nga ta caktohet si kryetar. Anëtarët e Komisionit kërkohet që të jenë ekspertë në fushën e ligjit mbi banim dhe pronë dhe kompetent si për të drejtuar zyra gjyqësore. Anëtari vendor caktohet nga PSSP-ja dhe nominohet nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.
Çdo person fizik apo juridik mund të paraqes kërkesë në KPA, nëse ajo kërkesë i takon së paku njërës nga kategoritë e mëposhtme ku kërkohet që:
- Keni qenë pronar i pronës së patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale dhe tash nuk jeni në gjendje ta shfrytëzoni të drejtën tuaj pronësore; ose
- Keni qenë posedues/shfrytëzues ligjor apo bartës i së drejtës së banimit mbi pronën e patundshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale dhe tash nuk jeni në gjendje ta shfrytëzoni të drejtën tuaj pronësore.
Pranimi i kërkesave ka filluar me 5 prill 2006 dhe ka mbaruar me 3 dhjetor 2007.
Po, nëse dëshironi, dikush tjetër mund t’ju përfaqësoj ju, por ju megjithatë duhet ta pajisni personin me Autorizim Zyrtar të Vlefshëm. Ky është instrument ligjor, me të cilin e autorizoni atë person që të veprojë në emrin tuaj.
Nëse dëshironi që dikush tjetër të veprojë në emrin Tuaj, Dokumenti Zyrtar duhet të jetë i vërtetuar nga gjykata kompetente apo KPA-ja, dhe duhet të përmbaj informatat si në vijim:
- emri juaj, adresa dhe numri identifikues;
- emri juaj, adresa dhe numri identifikues i personit, të cilin e autorizoni të ju përfaqësojë;
- skica dhe përshkrimi i detajuar i funksionit, të cilin ju dëshironi që personi i autorizuar të bart në emrin tuaj për përfaqësimin e kërkesës në KPA.
Ju lutem, të jeni në dijeni se ju duhet t’i jepni Personit të Autorizuar gjithashtu kopjen e Letërnjoftimit tuaj, dhe çdo dokumentacion/informatë tjetër të domosdoshëm që ta lehtësoni atë në përfaqësimin tuaj.
Jo. Punonjėsit e KPA-sė do tju ndihmojnė juve pa pagesė, dhe nuk ka ndonjė shumė administrative pėr tė paguar me rastin e paraqitjes sė kėrkesės nė KPA.
Pranimi i kërkesave ka nisur me 5 prill 2006 dhe ka mbaruar me 3 dhjetor 2007. Pas këtij afati asnjë kërkesë nuk mund të paraqitet në KPA. Gjatë periudhës së pranimit të kërkesave, KPA-ja ka pranuar rreth 40.000 kërkesa.
Me rastin e pranimit të kërkesës, KPA-ja sigurohet se ka informata të mjaftueshme për të proceduar kërkesën tuaj, në këtë rast, dikush nga stafi i KPA-së mund t’ju kontaktojë për ndonjë informatë shtesë nëse është e nevojshme.
Atëherë, KPA-ja identifikon pronën, me vendosjen e fletë-njoftimit në vendin ku gjendet prona si dhe publikon detajet e pronës për të cilën është paraqitur kërkesë (siç janë; komuna, fshati, emri dhe numri i rrugës si dhe numri i parcelës) në Gazetën e KPA-së, që të njoftohet cilido që mund të ketë ndonjë interes potencial ligjor në lidhje me pronën për të cilën është bërë kërkesë. Secili që beson se ka interes ligjor në ndonjërën prej kërkesave pronësore të publikuara, duhet ta kontaktojë KPA-në sa më parë brenda 30 ditëve nga data e publikimit nëse ata dëshirojnë që të bëhen palë në kërkesë. Gazeta e KPA-së botohet rregullisht dhe atë në tri gjuhë, shqip, serbisht dhe anglisht në faqen e internetit të KPA-së; www.kpaonline.org. Gjithashtu, versioni shqip i Gazetës së KPA-së shpërndahet me të përditshmen “Kosova Sot”, ndërsa versioni serbisht në të përditshmen “Jedinstvo”. Përveç kësaj ju mund të gjeni kopje të gazetës në Komunën tuaj ose Gjykatat lokale.
Pasi të përfundon njoftimi dhe paraqitja së dokumenteve shtesë që lidhen me kërkesën, vjen verifikimi i autenticitetit. Pasi dokumentet të jenë verifikuar, dhe të gjitha palët e përfshira në kërkese të njoftohen, kërkesa përgatitet për dorëzim në Komision, të cilët do të gjejnë dhe të arrijnë konkluzione për kërkesën.
Komisioni do të publikojë vendimet e veta, si dhe do të njoftojë palët për vendimin. Vendimi i Komisionit bëhet i ekzekutueshme 30 ditë pasi njoftimit të vendimit.
KPA-ja atëherë sigurohet se vendimi është implementuar (dhe ka dhënë efekt).
Po. Pas njoftimit mbi vendimin final për kërkesën, pala i ka tridhjetë ditë që të ankohet kundër vendimit përmes KPA-se në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Ankesa mund ta paraqitet bazuar në atë se vendimi përmban thyerje të ndryshme të ligjit të aplikueshëm apo atë se vendimi përmban fakte të pakompletuara apo vlerësim të gabuar të fakteve. Gjykata Supreme do të vendos për kërkesat me panelin e përbërë nga tre gjyqtarë (dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor).
Vendimet e Komisionit bëhet të ekzekutueshme 30 ditë pasi njoftimit të vendimit. Nëse në ndërkohë keni paraqitur ankesë pranë Gjykatës Supreme të Kosovës përmes KPA-se, zbatimi i vendimit pret vendimin e Gjykatës për ankesën.
Vendimi i gjykatës kompetente apo Gjykatës Supreme mbi ankesën do të jetë përfundimtar dhe ligjërisht i zbatuar brenda pesëmbëdhjetë ditësh pas marrjes së tij. E drejta për zbatim të vendimit përfshinë, por nuk limitohet, në dëbimin, vendosjen e pronës nën administrim, marrëveshjen mbi qiranë, konfiskimin e ndërtesave të paligjshme, ankandin dhe kompensimin.
Vendimi i gjykatës kompetente apo Gjykatës Supreme mbi ankesën do të jetë përfundimtar dhe ligjërisht i zbatuar brenda pesëmbëdhjetë ditësh pas marrjes së tij. E drejta për zbatim të vendimit përfshinë, por nuk limitohet, në dëbimin, vendosjen e pronës nën administrim, marrëveshjen mbi qiranë, konfiskimin e ndërtesave të paligjshme, ankandin dhe kompensimin.
Vendimi do të zbatohet në linjë me kërkesën e përcaktuesit të bartësit të drejtës pronësore.
KPA ka zëvendësuar Drejtoratin për Çështje Pronësore dhe Banesore (“DÇPB”). Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10, personeli dhe pasuritë e Drejtoratit për Çështje Banesore dhe Pronësore (DÇBP) i barten KPA-së. Kështu që, KPA-ja merr përgjegjësit për implementimin e të gjitha kërkesave mbi pronën e banimit që ishin në pritje në DÇBP më 4 mars 2006 dhe do të sigurojë zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive dhe të shpejt. Më tutje, Komisioni i Kërkesave Banesore dhe Pronësore (KKBP) do të vazhdojë të vendos për numrin e kufizuar të kërkesave banesore, që aktualisht janë në pritje nga DÇBP.
Informata më të hollësishme për proceset e DÇPB-së dhe detalet e kontaktimit janë në dispozicion në www.hpdkosovo.org
KPA-ja, mundet që përkohësisht të administrojë (me kujdes efektiv), një pronë në emër të bartësit të së drejtës pronësore, nëse ai/ajo nuk kanë, ose nuk mund marrin pronën në riposedim. Nëse prona është nën administrimin e KPA-së, bartësi i së drejtës pronësore mund të zgjedh mundësinë që ta vendos pronën e tij/saj në Skemën e Qiradhënies së KPA-së.
Bartësi i së drejtës pronësore i një prone të vënë nën administrimin e KPA-së mund t’i shkruajë KPA-së në çdo kohë, për këshilla dhe intencën e tyre për ta kthyer sërish pronën në ri-posedim. Kur KPA-ja të merr kërkesën me shkrim për rikthim të pronës, KPA do të jap urdhrin për dëbim për uzurpatorin për ta liruar pronën brenda 90 ditësh, ose nëse është e dhënë me qira, KPA do ta urdhërojë personin që ta lirojë pronën në mbarim të qirasë.
Kur prona të kthehet në riposedim, administrimi nga ana e KPA-së merr fund.
Derisa KPA do të bëjë përpjekje të arsyeshme që të minimizojë dëmet në ndonjë pronë, që është vënë nën administrimin e saj, Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, apo dëm material ose financiar ose çkado tjetër.
Skema e Qiradhënies
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, mund të na shkruani email duke klikuar në ndonjërin prej linqeve të mëposhtme, dhe ne do t’ju përgjigjemi juve. Ose, ju mund të na telefononi ne në numrin 038 249 918, ose ta vizitoni ndonjërën prej zyrave tona
|
|
|