Shqip
SKEMA E QIRADHĖNIES E KPA-sė
  • Informacione pėr pronarėt e pronave
  • Informacione pėr qeramarrėsit
  • Pronat nėn adminsitrim
Çka është skema e qiradhënies? 

Agjencioni Kosovar për Prona (KPA) është themeluar më 4 mars 2006 në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/10. Përveç detyrave të tjera, KPA-ja ka mandat të mbikëqyrë qiradhënien e pronave të braktisura në Kosovë. KPA-ja së fundi ka iniciuar skemën e qiradhënies për pronat nën administrimin e saj. Kjo skemë e bën të mundshme për bartësit e të drejtës pronësore për të marrë të ardhura fikse nga prona e tyre duke autorizuar KPA-në të japë atë me qira derisa ai/ajo vendos të shfrytëzojë pronën në ndonjë mënyrë tjetër.

Si t’i bashkoheni skemës së qiradhënies? 

Pjesëmarrja në skemën e qiradhënies është vullnetare dhe e thjeshtë.
Vetëm caktoni një vizitë në një nga zyret e KPA-së (shih listën në pjesën e prapme të kësaj broshure) dhe sillni me vete:

  1. letërnjoftimin tuaj;
  2. udhëzimin me shkrim të bankës tuaj se si të pranojnë pagesat në mënyrë elektronike nga ndonjë bankë në Kosovë;SWIFT (Shoqata për telekomunikacion botëror financiar inter-bankar )
  3. adresën postare, numrin tuaj të telefonit mobil, nëse është e mundur edhe adresën elektronike.

Pa këtë ne nuk mundemi të shqyrtojmë pagesat e qiradhënies.



Cili ėshtė procesi i marrjes sė qerasė?  

KPA-ja mbledh qeranë paraprakisht për një muaj. Parat e qerasë i paguhen KPA-së dhe ajo pastaj i transferon ato te pronari. Për ofrim të shërbimeve lidhur me qiranë KPA-ja e ngarkon bartësin e së drejtës pronësore me tarifë administrative prej 5%. Çdo tarifë bankare poashtu zbritet nga qeraja e marrë.
Nëse qeraja nuk paguhet KPA-ja e lëshon njoftimin për dëbim. Nëse qeramarrësi prapë nuk e paguan qeranë, KPA-ja do t’i dëbojë ata. 

Kur të nënshkruhet Marrëveshja e Qeradhënies, kërkohet gjithashtu një kapar i cili është i kthyeshëm. Kapari mbulon qiranë e papaguar eventualisht ose ndonjë dëm të konsiderueshëm të shkaktuar në pronë nga qeramarrësi. Kapari (ose pjesa e mbetur nga kapari nëse qiramarrësi shkakton dëme në pronë) i kthehet qeramarrësit pas përfundimit të marrëveshjes dhe pas inspektimit të pronës.
KPA-ja e cakton çmimin e qerasë bazuar në vlerën aktuale të pronës siç është konstatuar nga autoritetet publike. Prandaj, qeraja nuk është e diskutueshme as nga pronari e as nga qeramarrësi. Nëse pronari ka mundësi të marrë qera më të madhe për pronën e tij, ai mund të largohet nga skema e qerasë së KPA-së në çdo kohë.

KPA-ja nuk garanton asnjë të ardhur nga prona juaj. Nëse prona juaj nuk është e lëshuar me qera, nuk mund të priten të ardhura.  Nëse qeramarrësi nuk paguan atëherë asnjë pagesë nuk do të transferohet tek ju. KPA-ja do t’a dëbojë qeramarrësin nëse ai nuk e paguan qiranë dhe pastaj KPA-ja do të reklamojë pronën tuaj dhe do të përpiqet të gjejë ndonjë qerammarrës.



Si llogaritet qiraja? 

KPA-ja llogarit qiranë mujore duke u bazuar në vlerën e pronës, sikurse është vleresuar nga Drejtorati i Taksave Komunale. Me qëllim të përcaktimit te qirasë së saktë të pagueshme, duke shfrytëzuar dhe vlerësuar vlerën e pronës, do të përdoren faktorët në vijim: kohëzgjatja e pronës e vlerësuar me maksimum prej 80 vite për prona banesore, kamata mujore në kursime e vlerësuar në një mesatare të kursit bankar prej 3.72%, zbritja për shkak të mungesës së shërbimeve të pronarit (nuk është e aplikueshme nëse shërbimet e tilla ofrohen nga pronari). Qiraja llogaritet vetëm për pjesën e banueshme të pronës, kurse 5% e taksës administrative zbritet nga KPA për mbulimin e shpenzimeve administrative të shërbimeve të qirasë që i ofrohen bartësit të së drejtës së pronës.

Qiraja mujore llogaritet duke shfrytëzuar formulën vijuese:

Pronat Komerciale & Banesore - Ēmimi = (A x B x D x E + F - G) / 12
Pronat Bujqėsore - Ēmimi = A x C x D

A: Numri i metrave katror
B: Vlera e taksave komunale (kjo vlerė caktohet nga Komuna dhe i nėnshtrohet rishikimit vjetor)
C: Ēmimi pėr metėr katror (varėsisht nga klasa e tokės)
D: 25% zbritje (varėsisht nga gjendja aktuale e pronės)
E: Tė ardhurat vjetore nga investimi (interesi mujor nga kursimet i llogaritur me normen 3.72%)
F: Vlera e amortizimit fizik tė pronės (qėndrueshmėria e pronės ėshtė vlerėsuar 40 vite mė sė shumti pėr pronė banesore/komerciale)
G: 10% zbritje nė mungesė tė shėrbimeve tė pronarit (nuk vlen nėse kėto shėrbime ofrohen nga pronari)


Kush është qiramarrësi? 

Kur prona përfshihet në skemën e qiradhënies, ju e keni autorizuar KPA-në për të gjetur një qiramarrës. Ne do të reklamojmë pronën tuaj dhe do të bëjmë një kontratë mbi qiranë me qiramarrësin sipas zgjedhjes sonë.

Si të përfundohet kontrata mbi qiradhënien nga skema e KPA-së? 

Ju mund të përfundoni kontratën e qiradhënies në çdo kohë duke njoftuar me shkrim KPA-në. Me udhëzim të tillë, ne do të njoftojmë qiramarrësin aktual dhe do të përfundojmë llogaritë. Ky proces mund të zgjasë deri në tre muaj pėr pronat banesore dhe ato komerciale, ndėrsa pėr pronat bujqėsore marrėveshje pėr qiradhėnie do tė ndėrpritet vetėm pasi qė periudha e qiradhėnies vjetore tė ketė skaduar.

Kur prona ėshtė riposeduar, administrimi i pronės nga KPA pėrfundon.

Sa do të kushtojnë shërbimet e ofruara nga KPA-ja?  

KPA-ja merr tarifën e saj nga pagesa mujore e qirasë deri në 5% për të mbuluar shpenzimet administrative të shërbimeve për qiradhënie të ofruara bartësit të së drejtës pronësore. Përveq kësaj, shpenzimet e tjera lidhur me pronën (sikurse sigurimet dhe tatimet) mund të zbriten në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme.

Ju lutemi të keni parasysh që ka një tarifë ngarkuese nga bankat private për transferimin e të hollave në llogaritë tuaja bankare. Brenda Kosovës tarifat janë të ulëta, por nëse ju kërkoni transfer në llogari bankare jashtë Kosovës, tarifat mund të jenë deri në €15 për transaksion


Si tė bėhem qeramarrės i pronės nėn administrimin e KPA-sė? 

Është fare e lehtë që të bëheni një qeramarrës. Nëse jeni duke kërkuar një pronë banimi me qera në Kosovë, ju duhet të caktoni një vizitë në njërën prej zyreve tona, kliko këtu te gjeni zyrën më të afërt të KPA-së, dhe në asnjë mënyrë mos harroni se duhet të sjellni me vete; një dokument identifikimi  , të dhënat personale për kontaktim, (adresa aktuale, numri i telefonit, e preferueshme edhe një email adresë), si dhe informacionet tuaja bankare.

Zyrtarë të KPA-së do t’ju ndihmojnë me informatat e nevojshmë se si mund të merrni me qira një pronë brenda Skemës së qiradhënies së KPA-së. Nëse dëshironi t’I shihni të gjitha pronat ne dispozicion per qera, ju mundeni te kërkoni ne ueb faqen tone, klikoni këtu.

Si bėhet zgjedhja e pronės dhe hyrja nė marrėveshjen e qeradhėnies? 

Skema e qeradhënies së KPA-së ka apartamente dhe shtëpi për qera në tërë Kosovën. Pasi ju të keni zgjedhur pronën e mundshme, KPA do t’lidh një marrëveshje qeradhënie me ju si qeramarrës. Marrëveshja për qera do të jetë për 1 vit me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.
KPA-ja, jep me qera pronën në emër të bartësit të së drejtës pronësore, i cili është përcaktuar që të vendos pronën e tij/saj nën administrimin e KPA-së. 

Prona merret “ashtu siç është” (fotografitë mund të jenë por edhe të mos jenë të sakta). KPA dhe bartësi i së drejtës pronësore nuk do t’ju mundësojnë ndonjë shërbim qiradhënës, pagesën e dëmeve ose rregullimin e pronës. Po ashtu, ju nuk do të kompensoheni për ndonjë riparim të bërë në pronë .



Ēfarė ēmime dhe taksa janė tė pėrfshira nė rast tė qeramarrjes? 

KPA përcakton vlerën e qerasë, bazuar në vlerën aktuale të pronës, ashtu siç edhe është përcaktuar nga autoritetet komunale. Qeraja mirret nga KPA-ja në baza mujore.
Çmimet janë konkuruese me tregun e qerasë.

Në momentin e hyrjes në marrëveshjen e qeradhënies, ju duhet të paguani qeranë e muajit në të cilin hyni, plus një depozit (për 2 muaj qira). Ky depozit do t’ju kthehet juve më rastin e përfundimit të periudhës së qerasë, me kusht që të keni paguar me rregull qeranë mujore si dhe të gjitha shpenzimet tjera komunale relevante dhe me kusht që nuk jeni përgjegjës për çfarëdo dëmi ndaj pronës gjatë marrëveshjes mbi qeranë.

Nëse dështoni të paguani qeranë në përpuethshmëri me marrëveshjen mbi qeranë, KPA-ja do të iniciojë procesin e dëbimit.



Kur do t’i pranoj ēelsat pasi kam marr me qera pronėn? 

Pasi ju ta keni zgjedhur pronën, dhe pasi ta keni dëshmuar pagesën për muajin e parë (përfshirë edhe depozitimin), ju do t’i merrni çelsat e pronës.



Si do t’a ndėrprejė qeramarrėsi marrėveshjen pėr qeradhėnie? 

Ju apo bartësi i së drejtës pronësore mund të vendosë për tërheqjen nga marrëveshja mbi qeranë kurdoqoftë, me kusht që njoftimi të bëhet 2 muaj më herët, duke filluar nga dita e parë e muajit vijues. Për shembull: nëse ju apo bartësi i së drejtës pronësore e njoftoni (me shkrim) KPA-në më 12 prill, të drejtat dhe obligimet tuaja vlejnë deri më 30 qershor.

Skadimi i zakonshëm i marrëveshjes mbi qiranë: Me përfundimin e periudhës së kontratës (1 vjeçare) do t’ju ofrohet kontratë e re 1 vjeçare, me kusht që bartësi i së drejtës pronësore të mos ketë kërkuar riposedimin e pronës kurse ju të keni përmbushur obligimet në pajtim me marrëveshjen mbi qiranë.  



Si tė kėrkoni pronat nė dispozicion?  

Rekomandojmë që të ruani fletëpagesat dhe kontratën e nënshkruar deri dy muaj pas largimit nga prona.
Nëse dëshironi ju mund të na kontaktoni nga e hëna deri të premtën (08:00-16:30) në numrin +381 38 222 737.  


Ju lutemi keni parasysh:

KPA-ja nuk u garanton të ardhura nga prona e juaj. Nëse prona nuk jepet me qira, nuk mund të priten të ardhura.

Nëse qiramarrësi nuk paguan, atëherë asnjë pagesë nuk do të transferohet tek ju. Nëse qiramarrësi nuk paguan atëherë KPA-ja do të ekzekutojë dëbimin nga prona dhe do të bëjë përpjekje të caktojë një qiramarrës të ri i cili do të pajtohet të paguajë qiranë.

KPA-ja nuk merr përgjegjësi për dëmtim të pronës gjatë një procesi të tillë të dëbimit. Nëse prona bëhet e pabanueshme gjatë procesit, KPA-ja do të kthejë posedimin e pronës bartësit të së drejtës pronësore. Ndrysho parullën: DPÇPB mbrojti shtëpinë tuaj në Kosovë, KPA-ja do t’a japë me qira për ju.


”Linjat e Hapura” tė AKP-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:00-16:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
 
2008 © AKP Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga AKP