Nëse nuk pajtoheni me vendimin, ju keni të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes AKP-së. Vendimi përfundimtar i KKPK-së apo në rast të ankesës, vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, janë detyruese dhe të zbatueshme dhe nuk do të shqyrtohen nga asnjë organ gjyqësor apo administrativ në Kosovë.
AKP do të implementojë vendimin e marrë nga KKPK-ja apo në rast të ankesës nga Gjykata Supreme e Kosovës.