Shqip
INFORMATA PËR MEDIA

Agjencia Kosovare për Prona (AKP) i mirëpret të gjitha kërkesat nga mediat të lidhura me mandatin e KPA-së dhe Drejtoratin për Çështje Pronësore Banesore (DÇPB). Agjencia është e vendosur që mediave t’u ofrojë të gjitha informatat e nevojshme.

Të gjitha kërkesat e mediave duhet të drejtohen te:

ZV tė Kryesuesit sė Zyrës për Informim:
Znj. Hana Jonuzi
kpcva.mailbox@rks-gov.net

Meqenëse gjuha angleze është gjuhë zyrtare e AKP-së, ne mund t’ju përgjigjemi më shpejtë nëse kërkesën tuaj e dërgoni në gjuhën angleze.

Me qëllim që AKP-ja t’u ofrojë mediave ndihmën më të mirë të mundshme, agjencia do të veprojë sipas këtyre parimeve:

  1. Të gjitha kërkesat nga mediat do të marrin përgjigje.
  1. AKP-ja do t’i përgjigjet kërkesave të mediave sa më shpejtë që është e mundur, por ju lusim që t’i jepni kohë agjencisë që të kontrollojë faktet para se të jap ndonjë deklaratë.
  1. AKP-ja nuk është në pozitë për të dhënë deklarata të posaçme për kërkesa individuale. Nëse mediat kërkojnë komente të tilla, AKP-ja mund të japë vetëm deklarata të përgjithshme lidhur me procedurat dhe rregulloret.
  1. AKP-ja nuk është në pozitë që t’u ofrojë mediave kopjet e dokumenteve të paraqitura nga palët në kërkesë. Megjithatë, të gjitha vendimet e lëshuara nga Komisioni i Kërkesave për Çështje Pronësore Banesore si dhe Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës janë të hapura për publikun. Këto vendime do të publikohen në faqen tonë të internetit menjëherë pas njoftimit të të gjitha palëve në kërkesë.
  1. AKP-ja do të ofrojë ndihmë në përkthim për të ndihmuar mediat sipas nevojës.

Disa udhëzime për mediat me qëllim që të sigurojë shqyrtimin me kohë të kërkesave:

  • Ju lutemi të gjitha kërkesat t’i drejtoni tek personat e caktuar më lartë
  • Bëhuni sa më të përpiktë që të mundeni lidhur me llojin e informatës/deklaratës që kërkoni
  • Nëse e mundshme, stacionet televizive dhe ato të radios duhet të dërgojnë pyetjet e tyre të specifike para seancës së incizimit
  • Pasi që gjuha zyrtare e punës në AKP është anglishtja, kërkesat e mediave të paraqitura në anglisht do të thjeshtësonin shqyrtimin. Megjithatë, nëse media parapëlqen që të drejtohet në shqip apo serbisht, agjencia do të sigurojë shqyrtimin me kohë të kërkesës së tillë.

 

 

”Linjat e Hapura” tė AKP-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:00-16:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
 
2008 © AKP Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga AKP