NJOFTIM PĖR PEZULLIMIN E ADMINISTRIMIT TĖ PRONAVE
Prishtinė, 16 maj 2018
Sipas nenit 21 pika 1 dhe 2 tė Ligjit Nr. 05/L-10 pėr AKKVP-nė, autoriteti pėr tė administruar pronat banesore, komerciale dhe bujqėsore, qė me parė e ka pasur Drejtoria pėr Ēėshtje Pronėsore dhe Banesore (DĒPB), dhe Agjencia Kosovare pėr Prona (AKP) , i ėshtė bartur bartet Agjencisė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės (AKKVP).
Ky administrim, nė bazė tė ligjit ka qenė i kufizuar deri mė datė 18 maj 2018. Mirėpo, pas rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit Nr.551/2017, nė tė cilat rekomandime ėshtė kėrkuar zgjatja e afatit ligjor pėr administrimin e pronave, Qeveria e Kosovės ka miratuar Koncept-Dokumentin pėr plotėsim-ndryshimin e e Ligjit pėr Agjencinė.
Meqė plotėsim-ndryshimi i ligjit pėr Agjencinė ėshtė nė proces, ju njoftojmė se Agjencia, nė respektim tė rregullave dhe dispozitave ligjore nė fuqi, si dhe rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit, nga data 18 MAJ 2018 PEZULLON procesin e administrimit tė pronave dhe Skemės sė Qirasė.
Kjo masė e PEZULLIMIT ėshtė e pėrkohshme dhe nuk nėnkupton domosdoshmėrisht ndėrprerje tė plotė tė administrimit, por ėshtė njė pezullim derisa tė pėrfundojė plotėsim-ndryshimi i Ligjit pėr Agjencinė, me anė tė sė cilit ėshtė paraparė zgjatja e afatit pėr administrimin e pronave nga ana e Agjencincisė.
Me kėtė rast ju njoftojmė se paraqitėsit e suksesshėm tė kėrkesave, kanė tė drejtė tė kėrkojnė riposedim tė pronės nė ēdo kohė, duke njoftuar me shkrim Agjencinė.
Ky njoftim pėr PEZULLIM vlen deri nė njė njoftim pėr vendim tjetėr.
AKKVP mbetet e pėrkushtuar nė garantimin dhe mbrojtjen e tė drejtave pronėsorė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa dallim.
Sekretaria Ekzekutive e AKKVP-sė