 |
Kërko |
|
|
|
 |
Statistics |
42751 |
|
POROSI NGA AGJENCIA KOSOVARE PĖR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TĖ PRONĖS I/E nderuar vizitor! Kjo ėshtė porosia e parė nga Agjencia Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės (AKKVP). Qė nga viti 2006 kemi patur njė komunikim tė vazhdueshėm me emrin Agjencia Kosovare e Pronės (AKP) dhe pėr vite tė tėra kemi prezentuar punėn, angazhimin dhe rezultatet e mėdha tė Agjencisė nė pranimin, regjistrimin, pėrpunimin dhe vendosjen e mbi 42 mijė kėrkesave pėr kontestet pronėsore tė paraqitura nė Agjenci. Pėrfundimi me sukses i mandatit tė AKP-sė i ka hapur rrugė themelimit dhe funksionalizimit tė Agjencisė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės (AKKVP). Pas miratimit nė Kuvendin e Kosovės dhe publikimit nė Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės, datė 3.11.2016, ka hyrė nė fuqi Ligji Nr. 05/L-010 pėr Agjencinė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės. Themelimi i Agjencisė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės ėshtė rezultat i Marrėveshjes pėr kthimin, krahasimin dhe verifikimin e regjistrave kadastralė tė arritur nė Bruksel nė vitin 2011 ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Mandati i Agjencisė sė re ka tė bėjė me krahasimin e zgjidhjen e dallimeve nė mes tė dokumenteve kadastrale origjinale tė marra nė Kosovė nga autoritetet serbe para qershorit vitit 1999 dhe tė dokumenteve kadastrale aktuale nė Republikėn e Kosovės, pėr pronėn private, pronėn private komerciale dhe pronėn private tė bashkėsive fetare. Si dhe zgjidhjen e kėrkesave lidhur me pronėn e paluajtshme private, duke pėrfshirė pronėn bujqėsore dhe pronėn private komerciale Meqė AKKVP ėshtė trashėgimtare e AKP-sė, ju njoftojmė se me dispozitat kalimtare tė kėtij Ligji pėrcaktohet se pjesė tė mandatit dhe pėrgjegjėsive tė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP) dhe Drejtorisė pėr Ēėshtje Pronėsore Banesore (DĒPB) tė bartura nė kėtė Agjenci do ti barten Agjencisė pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės kryesisht ato pjesė qė kanė tė bėjnė me implementimin e vendimeve tė Komisionit pėr Kėrkesa Pronėsore Banesore si dhe pronave qė aktualisht janė nėn administrimin e AKP-sė. Pra, tė gjitha ēėshtjet mandatore tė AKP-sė dhe DĒPB tė papėrfunduara do tė pėrfundojnė si pjesė e mandatit tė Agjencisė sė re. Po ashtu, nė tė njėjtėn kohė ligji i ri pėrcakton qė asetet fizike, obligimet kontraktuale dhe ato buxhetore tė Agjencisė Kosovare pėr Prona dhe asetet qė mė parė i janė bartur Agjencisė Kosovare pėr Prona nga Drejtoria pėr Ēėshtje Pronėsore dhe Banesore, do ti barten Agjencisė sė re. Kjo vazhdimėsi e bartjes sė burimeve njerėzore dhe aseteve fizike dhe atyre buxhetore, garanton njė qėndrueshmėri me premisa suksesi pėrgjatė fazės sė tranzicionit nga AKP nė AKKVP. Duke marrė nė konsideratė obligimin ligjor, sipas tė cilit periudha transitore e kalimit tė AKP-sė nė AKKVP do tė zgjasė 90 ditė, menaxhmenti i Agjencisė ka marrė njė sėrė masash pėr pėrmbylljen me sukses tė fazės sė tranzicionit. Kėshtu, ėshtė krijuar Grupi pėr Mbikėqyrjen e fazės tranzicionale i cili ėshtė duke menaxhuar me sukses tranzicionin administrativo-teknik nga AKP- nė AKKVP. Ky proces ėshtė shoqėruar me njė serė masash dhe aktivtetesh teknike dhe administrative. Gjatė kėsaj kohe, ėshtė ideuar, dizajnuar dhe miratuar logoja e Agjencisė sė re, tė cilėn po e prezentojmė publikisht pėr herė tė parė me kėtė rast. Nė anėn tjetėr ėshtė themeluar edhe Grupi pėr Ndryshimin dhe Plotėsimi e Draft-Rregulloreve qė ndėrlidhen me punėn dhe mandatin e Agjencisė. Ky Grup me sukses ka arritur tė plotėsojė 5 rregullore pėrkatėse tė cilat tashmė i janė dėrguar pėr aprovim Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės. Menaxhmenti dhe stafi drejtues profesional i Agjencisė ka vazhduar takime dhe kontakte me tė gjitha institucionet relevante vendore si dhe organizata tė ndryshme ndėrkombėtare. Ne vazhdojmė tė besojmė se nevoja pėr mbėshtetje tė gjithanshme tė AKKVP-sė do tė shihet me interes nga partnerėt tanė vendorė dhe ndėrkombėtarė. Jemi tė vetėdijshėm se me themelimin e AKKVP-sė njė punė e gjatė dhe e vėshtirė na pret nė vitet e ardhshme, megjithatė, stafi i Agjencisė ka pėrvojėn dhe pėrgatitjen e duhur profesionale dhe administrative pėr tė ndėrtuar dhe funksionalizuar njė Agjenci e cila do tė angazhohet nė respektim dhe zbatim tė pėrgjegjėsive ligjore pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pa dallim. Shpresojmė dhe besojmė se komunikimi ynė i ardhshėm do tė zhvillohet nė faqen e re tė internetit e cila ėshtė nė pėrgatitje e sipėr. Me respekt, Florije Kika Zv/Drejtore Ekzekutive, U.D |
|