HYN NĖ FUQI LIGJI PĖR AGJENCINĖ KOSOVARE PĖR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TĖ PRONAVE
Prishtinė, 25 nėntor 2016
Pas miratimit nė Kuvendin e Kosovės dhe publikimit nė Gazetėn Zyrtare tė Republikės sė Kosovės, datė 3.11.2016, ka hyrė nė fuqi Ligji Nr. 05/L-010 pėr Agjencinė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės. Themelimi i Agjencisė Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės ėshtė rezultat i Marrėveshjes pėr kthimin, krahasimin dhe verifikimin e regjistrave kadastralė tė arritur nė Bruksel nė vitin 2011 ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė
Ky ligj ka tė bėjė me zgjidhjen e kėrkesave lidhur me pronėn e paluajtshme private, duke pėrfshirė pronėn bujqėsore dhe pronėn private komerciale si dhe krahasimin e zgjidhjen e dallimeve nė mes tė dokumenteve kadastrale origjinale tė marra nė Kosovė nga autoritetet serbe para qershorit vitit 1999 dhe tė dokumenteve kadastrale aktuale nė Republikėn e Kosovės, pėr pronėn private, pronėn private komerciale dhe pronėn private tė bashkėsive fetare.
Me dispozitat kalimtare tė kėtij Ligji pėrcaktohet se pjesė tė mandatit dhe pėrgjegjėsive tė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP) dhe Drejtorisė pėr Ēėshtje Pronėsore Banesore (DĒPB) tė bartura nė kėtė Agjenci do ti barten Agjencisė pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės kryesisht ato pjesė qė kanė tė bėjnė me implementimin e vendimeve tė Komisionit pėr Kėrkesa Pronėsore Banesore si dhe pronave qė aktualisht janė nėn administrimin e AKP-sė.
Po ashtu, Me hyrjen nė fuqi tė kėtij Ligji, asetet fizike, obligimet kontraktuale dhe ato buxhetore tė Agjencisė Kosovare pėr Prona dhe asetet qė mė parė i janė bartur Agjencisė Kosovare pėr Prona nga Drejtoria pėr Ēėshtje Pronėsore dhe Banesore, do ti barten Agjencisė sė re.
Sipas kėtij ligji, periudha transitore e kalimit tė AKP-sė nė AKKVP do tė zgjasė 90 ditė, brenda sė cilės periudhė duhet tė miratohen edhe aktet tjera nėnligjore qė e precizojnė saktė dhe qartė ēdo segment tė mandatit dhe funksionimit tė Agjencisė.
Agjencia aktuale me kapacitetet e saja profesionale dhe administrative ėshtė e gatshme pėr tė realizuar me sukses kėtė proces tė transformimit.