Shqip
Tė mėrkurėn mė 16 maj, Agjencia Kosovare e Pronės (KPA) dhe Universiteti i Prishtinės kanė lidhur marrėveshjen mbi themelimin e Klinikės Ligjore. Marrėveshja ndėrmjet KPA-sė dhe UP-sė zyrtarisht ėshtė nėnshkruar nga zėvendės rektorja i UP-sė, znj.  Suzana Kerliu dhe Drejtori Ekzekutiv i KPA-sė, z. Knut Rosandhaug. Nė ceremoninė e nėnshkrimit e pranishme ishte edhe dekanja e Fakultetit Juridik, znj. Hava Bujupi.

Znj. Kerliu, nė emėr tė Universitetit tė Prishtinės iu falėnderua KPA-sė dhe Drejtorit Ekzekutiv tė saj, z. Rosandhaug, pėr mbėshtetjen e kėtij projekti qė ėshtė shumė i mirėseardhur pėr studentėt dhe personelin akademik tė UP-sė. Nė ndėrkohė, znj. Kerliu nėnvizoi se do tė bėjnė tė pamundurėn pėr realizimin me sukses tė kėtij projekti.
“Klinika Ligjore ėshtė njė mundėsi e mirė pėr studentėt e drejtėsisė qė tė ngritin aftėsitė profesionale si dhe t’i zbatojnė nė praktikė njohuritė e marra gjatė angazhimit nė klinikė” – theksoi me kėtė rast Drejtori Ekzekutiv i KPA-sė, z. Knut Rosandhaug.

Klinika ligjore do tė ofrojė kėshilla dhe ndihma ligjore falas pėr tė gjitha palėt nė kėrkesat e paraqitura nė KPA. Kjo do t’ua mundėsojė paraqitėsve tė kėrkesave, si dhe palėve pėrgjegjėse tė KPA-sė marrjen e kėshillave ligjore pa nevojėn pėr tė paguar avokat.

Nė bazė tė marrėveshjes, Klinika Ligjore do ta hapė vitin e ri akademik 2007/08 dhe do tė udhėhiqet nga studentėt e drejtėsisė tė Universitetit tė Prishtinės. Studentėt do tė pėrfitojnė kredi akademike pėr punėn e bėrė nė Klinikėn Ligjore. Duke punuar nė Klinikėn Ligjore, studentėt e drejtėsisė do tė pėrfitojnė pėrvojė tė ēmuar nga lėmi i avokaturės, dhėnies sė kėshillave si dhe hartimit tė dokumenteve, tė gjitha kėto janė qenėsore pėr karrierėn e ardhme profesionale ligjore. Gjatė punės, studentėt do tė mėsojnė mė shumė lidhur me tė drejtat pronėsore.

“KPA-ja do tė sigurojė hapėsirėn, ndėrsa Universiteti i Prishtinės do tė bėj pėrzgjedhjen e studentėve pėr kėtė projekt. Shumica prej tyre do tė jenė studentė para diplomimit. Nė tė ardhmen e afėrt gjithashtu do tė kėrkojmė ndihmė edhe nga Ministria e Drejtėsisė dhe Ministria e Arsimit” – theksoi znj. Hava Bujupi, dekane e Fakultetit Juridik. 

Studentėt do tė ofrojnė kėshilla dhe ndihmė ligjore falas pėr tė gjitha palėt nė kėrkesat e paraqitura nė KPA. Nė bazė tė Rregullores sė UNMIK-ut KPA-ja ka juridiksion ekskluziv, qė i nėnshtrohet ankesės pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės, pėr zgjidhjen e kėrkesave lidhur me pronat e paluajtshme private (pėrfshirė tokat bujqėsore dhe pronat komerciale) qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.  Deri mė tani KPA-sė  i janė paraqitur diku rreth 20,530 kėrkesa pronėsore.