Pėrmbyllja e Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore dhe Banesore (KKPB) dhe inagurimi i Komisionit tė sapoemėruar tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK) ėshtė shenjė e re e punės drejt kthimit tė tė drejtave pronėsore nė Kosovė.
Duhet ta mbajmė nė mend se si rezultat i punės sė palodhshme tė Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore dhe Banesore, familjeve tė cilat ishin detyruar tė largohen nga shtėpitė apo pronat e tyre pėr shkak tė politikave diskriminuese, u ėshtė mundėsuar rifitmi i tė drejtave qė i kishin humbur mė parė theksoi Zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė Kosovė (ZPSSP), Steven Schook nė ceremoninė pėrmbyllėse tė Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore dhe Banesore (KKPB) dhe inagurimit tė Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK), tė mbajtur nė Zyret Qendrore tė UNMIK-ut nė Prishtinė mė 6 qershor.
Nė ceremoni ishin tė pranishėm mė shumė se 50 mysafirė tė njohur, pėrfshirė Kryeministrin e Kosovės, z.Agim Ēeku dhe disa ministra tjerė nga Institucionet e Pėrkohshme Vetqeverisėse si dhe pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, Habitatit tė KB-sė, OSBE-sė, KFOR-it dhe disa zyreve ndėrlidhėse qė gjenden nė Prishtinė.
KKPB-ja ishte themeluar pėrmes Rregullores sė UNMIK-ut 1999/23 tė shpallur mė 15 nėntor 1999. Mandati i saj ishte pėrmirėsuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2000/60 tė publikuar mė 31 tetor 2000. Puna e KKPB-sė ndryshoi humbjen diskriminuese tė pronave tė banimit qė kishte ndodhur gjatė viteve 1989-1999, duke rregulluar shitjet jozyrtare dhe duke ua kthyer posedimin e pronave tė banimit personave tė zhvendosur pėr shkak tė konfliktit tė vitit 1999. Nė pėrgjithėsi, Drejtoratit tė Ēėshtjeve Pronėsore Banesore (DĒPB) i ishin paraqitur 29,160 kėrkesa prej tė cilave KKPB-ja i ka shqyrtuar diku 26,790 sosh. Kėrkesat e mbetura ishin tėrhequr ose ishin vendosur drejtpėrdrejtė nga DĒPB-ja.
Z. Schook theksoi se pėrfundimi i punės sė DĒPB-sė ėshtė njė nder pėr popullatėn e Kosovės, tė cilėt i ka lavdėruar pėr kurajon e treguar nė ushtrimin e kthimit tė sė drejtave tė tyre pronėsore saktėsisht sipas ligjit. Ai shtoi: Jam posaēėrisht krenar me kėto tė arritura, e jo vetėm pėr shkakun qė kanė kthyer legjitimitetin e tė drejtave pronėsore nė Kosovė duke krijuar njė proces qė mund tė shfrytėzohet nė vendet tjera ku tė drejtat pronėsore janė shkelur. Ky nė tė vėrtetė ėshtė eksportim pėr tė cilin Kosova duhet tė jetė krenare!
Kryeministri i Kosovės gjithashtu pėrgėzoi DĒPB-nė pėr pėrmbylljen e mandatit. KKPB-ja ka bėrė njė punė tė madhe, duke u bazuar nė ligjin dhe rregulloret ky Komision ka shqyrtuar mijėra kėrkesa gjatė mandatit. Sot kemi rezultate tė mira tė punės sė tyre, si njė e arritur e madhe pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj theksoi Ēeku. Ai gjithashtu nėnvizoi se respektimi i tė drejtave pronėsore private tė tė gjithė qytetarėve ėshtė po ashtu njė hap pėrpara nė pėrmbushjen e standardeve pėr zhvillim dhe integrim.
Kryesuesi i KKPB-sė, z. Alan Dodson nga Afrika e Jugut, ia dorėzoi raportin pėrfundimtar tė punės sė Komisionit ZPSSP-sė dhe Kryeministrit. Besoj se puna dhe pėrvoja e Komisionit mund tė shėrbejnė si udhėzim pėr skenaret post-konfliktuoze ku ekziston nevoja pėr shqyrtimin e kėtyre ēėshtjeve theksoi z. Dodson.
Nė pjesėn e dytė tė ceremonisė, inagurimi i Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK), ZPSSP-ja hapi ceremonin e dhėnies sė betimit nga anėtarėt e KKPK-sė. Ky inagurim shėnoi hapin tjetėr jetik nė kthimin e tė drejtave pronėsore nė Kosovė. Derisa KKPB-ja ka shqyrtuar vetėm kėrkesat lidhur me pronat e banimit, KKPK-ja do tė merret kryesisht me pronat komerciale dhe bujqėsore. KKPK-ja ėshtė emėruar mė 14 maj dhe anėtarė tė saj janė: z. Veijo Heiskanen nga Finlanda (Kryesues), Norbert Wühler nga Gjermania dhe Aqif Tuhina nga Kosova. Tė gjithė kėta janė ekspert nė fushėn e sė drejtės pronėsore.
KKPK-ja ka juridiksion ekskluziv, i nėnshtruar ndaj ankesės pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės, pėr zgjidhjen e kontesteve lidhur me pronat e paluajtshme private, pėrfshirė tokat dhe pronat bujqėsore qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur ndėrmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999. Deri mė tani janė paraqitur diku 22,380 kėrkesa.