Shqip
Qeveria Norvegjeze vazhdon pėrkrahjen
pėr Agjencinė  Kosovare tė Pronės


Qeveria  Norvegjeze  ka premtuar tė vazhdojė financimin e Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP) nė shumėn prej 3,421,702 NOK ekuivalent me 444,377 € pėr tė mbėshtetur mandatin e AKP-sė pėr zgjidhjen e kontesteve pronėsore qė ndėrlidhen me konfliktin lidhur  me pronėn e paluajtshme private pėrfshirė pronėn bujqėsore dhe atė komerciale. Ky kontribut ofrohet nė kuadėr tė bashkėpunimit teknik dhe financiar si dhe  ndihmės humanitare tė Qeverisė Norvegjeze pėr Kosovėn, qė parasheh  pėrmirėsimin e sundimit tė ligjit.

  Ky donacion  ėshtė ndarė zyrtarisht tė premten, mė 9 dhjetor 2011 dhe do tė shfrytėzohet  gjatė vitit 2012.

Me kėtė donacion  tė dy palėt u pajtuan se mbėshtetja pėr AKP-nė ėshtė kusht paraprak shumė i rėndėsishėm  pėr vendosjen e rendit dhe ligjit, promovimin e shėrbimeve publike moderne dhe  funksionale dhe pėr mbėshtetjen e tė drejtės pronėsore tė qytetarėve tė Kosovės.

Pėrveē kontributit financiar tė lartpėrmendur, Autoriteti Norvegjez pėr Harta dhe  Kadastėr - Statens Kartverk gjithashtu ka dhuruar katėr pajisje tė reja GPS, tė cilat do tė pėrdoren nga AKP-ja gjatė  aktiviteteve tė saj operative nėpėr Kosovė.

AKP-ja ėshtė mirėnjohėse pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Qeverisė  sė Norvegjisė pėr pėrmbushjen e mandatit tė saj.