AKP vazhdon lėshimin me qira tė pronave bujqėsore
Nė mesin e shumė detyrave tė saj Agjencia Kosovare e Pronės (AKP) ka mandat tė udhėheqė Skemėn Vullnetare tė Qirasė pėr pronat qė janė nėn administrimin e AKP-sė, me kėrkesėn e paraqitėsve tė suksesshėm tė kėrkesave. Skema Vullnetare e Qirasė ua mundėson pronarėve, apo bartėsve tė sė drejtės pronėsore (BDP), tė marrin disa tė ardhura duke e autorizuar AKP-nė qė tė japė me qira pronat e tyre derisa ata tė vendosin ti shfrytėzojnė ato nė njė mėnyrė tjetėr. Skema, gjithashtu, ua mundėson njerėzve tė interesuar qė tė marrin me qira prona banesore, komerciale apo bujqėsore dhe kėtė mund ta bėjnė kėtė pėrmes AKP-sė.
Pėr njė pronar apo BDP, Skema Vullnetare e Qirasė ofron mbrojtje ligjore dhe fizike pėr pronėn e tyre, dhe kur prona jepet me qira i siguron pronarit apo BDP-sė tė ardhura modeste. Pėr ata qė zgjedhin ti marrin pronat me qira, Skema ua mundėson uzurpuesve tė paligjshėm tė legalizojnė shfrytėzimin e pronės sė huaj pėrmes njė marrėveshjeje pėr qira tė lidhur pėr njė periudhė tė caktuar me AKP-nė, e cila vepron nė emėr tė pronarit apo BDP-sė. Kėto shėrbime tė AKP-sė aplikohen vazhdimisht nė mėnyrė tė hapur dhe transparente; tė gjitha palėt e pėrfshira trajtohen me kujdes.
Aktualisht ka rreth 4,184 prona nėn administrimin e AKP-sė prej tė cilave 2,911 janė prona banesore, pėrgjegjėsinė pėr tė cilat AKP-ja e ka trashėguar nga paraardhėsi i saj, Drejtorati pėr Ēėshtje Pronėsore dhe Banesore. Numri i pėrgjithshėm i pronave pėrfshinė edhe rreth 1,268 prona, tė cilat kanė qenė lėndė e kėrkesave tė paraqitura drejtpėrsėdrejti nė AKP (1,210 bujqėsore, 2 komerciale dhe 56 banesore). Deri mė sot, rreth 955 prona janė dhėnė me qira dhe pritet qė ky numėr tė rritet.
Qiraja mesatare e AKP-sė pėr njė pronė banesore nė Kosovė ėshtė 60 Euro Qiraja mė e lartė e pranuar deri mė sot ėshtė 209 pėr njė pronė prej 200m2 nė Prishtinė, ndėrsa qiraja mė e ulėt e pranuar ėshtė 15 pėr njė pronė prej 25m2 nė Kamenicė. Lartėsia e qirasė ndryshon sipas lokacionit dhe madhėsisė sė pronės si dhe gjendjes sė saj.
Lartėsia e qirasė pėr pronat bujqėsore varet nga madhėsia, klasa dhe gjendja e tokės sė dhėnė me qira. Qiraja mund tė jetė prej 20 deri 64 Euro nė vit dhe paguhet nė baza vjetore.
Ekziston njė formulė e pėrcaktuar pėr tė llogaritur qiranė pėr pronat banesore, komerciale dhe bujqėsore e cila mund tė gjendet nė ēdo kohė nė ueb faqen e AKP-sė. Shuma e qirasė nuk ėshtė e diskutueshme as nga pronari apo BDP-ja as nga qiramarrėsi. Nėse pronari apo BDP-ja mendon se mund tė marrė qira mė tė lartė pėr pronėn e tij/saj, ai/ajo mund ta tėrheqė pronėn nga Skema Vullnetare e Qirasė nė ēdo kohė pas kryerjes sė obligimeve kontraktuese nė tė cilat ka hyrė para se tė vendosė qė ta tėrheqė pronėn nga Skema e Qirasė.
Pėr gjithė ata qė dėshirojnė ose qė kanė nevojė tė marrin me qira njė pronė nė Kosovė, Skema Vullnetare e Qirasė e AKP-sė mbetet njė prej zgjidhjeve qė i keni nė dispozicion dhe nė shumicėn e rasteve mund tė pėrfitojė edhe pronari apo BDP-ja edhe qiramarrėsi.
AKP-ja kohėn e fundit vėren interes tė shtuar nga njerėzit qė dėshirojnė tė marrin me qira prona bujqėsore nė regjionin e Gjilanit. Deri mė tash AKP-ja ka arritur tė japė me qira 10 prona bujqėsore dhe kryesisht njerėzit qė i marrin kėto prona jetojnė aty afėr. Kur paguhet qiraja, kjo ju ofron siguri qiramarrėsve pėr ti mbjellė tokat pasi qė AKP-ja nuk do ti largojė ata para pėrfundimit tė stinės sė tė korrurave.
Pėr tė interesuarit, ėshtė shumė e lehtė tė bėhen qiramarrės. Vetėm duhet shkuar nė ndonjėrėn nga Zyrat Regjionale tė AKP-sė ku do tė ju jepen informatat dhe ndihma e nevojshme pėr marrjen me qira tė pronės nėn Skemėn e Qirasė sė AKP-sė.
Tė gjitha pronat bujqėsore nė dispozicion pėr tu dhėnė me qira, do tė kenė tė vendosur njė njoftim tė madh tė gjelbėr, nė mėnyrė qė ēdo person i interesuar pėr ta marrė njė pronė me qira, tė shohė se prona ėshtė nė dispozicion. Pronat nė dispozicion pėr qiradhėnie mund ti gjeni, gjithashtu, edhe nė ueb faqen tonė: www.kpaonline.org.