PRISHTINĖ Zėvendės Kryeadministratori i Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė (ZKPSSP), Steven Schook sot potencoi rolin e rėndėsishėm tė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP) nė zgjidhjen e kontesteve pronėsore lidhur me tė cilat kjo Agjenci tashmė ka pranuar mė shumė se 10,000 kėrkesa. ZKPSSP-ja i ėshtė drejtuar shtypit pas mbledhjes sė Bordit Mbikqyrės tė AKP-sė, ku nė mesin e tyre kanė marrė pjesė Kryeministri, Agim Ēeku, Udhėheqėsi i Zyrės Britaneze nė Prishtinė, David Blunti, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Ardian Gjini si dhe Drejtori Ekzekutiv i AKP-sė, Knut Rosandhaug.
Z. Schook vuri nė pah mbarėvajtjen e bėrė nga AKP-ja, prej se mori detyrat e Drejtoratit pėr Ēėshtje Pronėsore Banesore (DĒPB) nė korrik tė vitit tė kaluar. Nuk kam mundur tė ėndėrroj se do tė pėrparonim kaq shpejtė dhe me kaq pėrgjegjėsi nė kėtė ēėshtje kritike theksoi ai. Ai falėnderoi Kryeministrin pėr mbėshtetjen personale, pjesėmarrjen dhe udhėheqjen e bėrė nga ai, nė ngritjen lartė tė kėsaj ēėshtjeje, si dhe z. Blunt pėr iniciativėn nė sigurimin e donacionit britanez prej 500,000 eurove dedikuar AKP-sė.
ZKPSSP-ja nėnvizoi rėndėsinė e zgjidhjes sė pronėsisė sė pronave private qė ėshtė njė ēėshtje e stėrgjatur nė ish Jugosllavi dhe shumė vende tjera nėpėr botė. Ai e pėrshkruajti AKP-nė si rezultat i shumė mėsimeve tė mėsuara mbi atė se si ajo tė bėhet shpėjtė, me efiktive, me efikasitet dhe pėrgjegjėsi. Ai shtoi: Po ashtu mendoj se duhet ti bashkojmė tė gjitha mėsimet e mundshme tė mėsuara nga DĒP-ja, ti aplikojmė ato nė AKP, kėshtu qė ēfarėdo gabimi qė ka mund tė bėhet nga DĒP-ja tė mos pėrsėriten dhe intereset individuale pronėsore tė trajtohen nė mėnyrė tė pėrgjegjėshme.
Z. Schook apeloi te donatorėt pėr mbėshtetje financiare shtesė pėr AKP-nė, tė cilės i nevojiten edhe 6 milion euro pėr ta pėrmbyllur mandatin e saj.
AKP-ja ka, varėsisht nga ankesat drejtuar Gjykatės Supreme tė Kosovės, juridiksion tė jashtėzakonshėm pėr zgjidhjen e kėrkesave pėr pronat e paluajtshme private, pėrfshirė tokat bujqėsore si dhe pronat komerciale qė janė ngritur nga konflikti i armatosur i viteve 1998-99. Prej mė shumė se 10,000 kėrkesave tė pranuara deri mė tani, KPA-ja ka filluar pėrpunimin e mė shumė se 3,000 kėrkesave duke lėshuar njoftimin ligjor pėr banuesit e tanishėm dhe/ose duke verifikuar vlefshmėrinė e dokumenteve tė paraqitura si dėshmi pėr mbėshtetje tė kėrkesave. Pas pėrfundimit tė pėrpunimit tė lėndėve, kėrkesat i paraqiten Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK) pėr marrje tė vendimit. Seanca inaguruese e KKPK-sė do tė mbahet kah fundi i marsit.