Shqip

AKP-ja nėnshkroi Memorandumin e Mirėkuptimit me  Policinė e Kosovės

 

Sot, me 19 tetor 2009, nė ambientet e Policisė sė Kosovės (PK) u nėnshkrua Memorandumi i Mirėkuptimit MiM, nė mes Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP), tė pėrfaqėsuar nga Drejtori Ekzekutiv Scott Bowen dhe Policisė sė Kosovės, tė pėrfaqėsuar nga Z. Shpend Maxhuni, Zėvendės Drejtor Gjeneral i Operativės.

Qėllimi i kėtij MiM ėshtė tė pėrcaktohen obligimet paraprake dhe procedurat e duhura tė palėve nėnshkruese, AKP-sė dhe PK, lidhur me mbėshtetjen e PK, sipas kėrkesės sė arsyeshme tė bėrė nga AKP-ja, nė zbatimin e dėbimeve.

“Policia e Kosovės ėshtė e kėnaqur qė e mbėshtet Agjencinė Kosovare tė Pronės nė pėrmbushjen e objektivave dhe mandatit tė saj, qė ka  filluar nga viti 2003 me Policinė e UNMIK-ut nė atė kohė. Nė vitin 2005, njė Memorandum i Mirėkuptimit ishte nėnshkruar nga ana e Policisė sė UNMIK-ut, kurse tani me mandatin dhe pėrgjegjėsitė e reja, Policia e Kosovės do tė vazhdojė dhe do tė thellojė mbėshtetjen pėr AKP-nė” tha Z.Shpend Maxhuni, Zėvendės Drejtor Gjeneral i Operativės nė PK

 

Z. Scott Bowen, Drejtor Ekzekutiv i  AKP-sė falėnderoi Policinė e Kosovės pėr mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme qė i kanė dhėnė AKP-sė qė vėrtetohet me nėnshkrimin e kėtij MiM. Ai falėnderoi gjithashtu kolegėt e EULEX-it pėr mbėshtetjen e tyre.

 

Z. Bowen deklaroi “Dėbimi ėshtė njė pjesė e detyrave publike pėr tė cilat ėshtė mandatar AKP-ja  dhe pėrfshin dėbimin e ēdo banori tė paligjshėm pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, racėn apo religjionin nga prona qė gjendet nėn administrimin e AKP-sė, pėrfshirė edhe Skemėn Vullnetare tė Qirasė qė zbatohet nga AKP-ja.  Kjo iu mundėson bartėsve tė sė drejtės pronėsore tė gėzojnė tė drejtėn e tyre tė patjetėrsueshme mbi pronėn e tyre.

Njėra nga format kryesore tė dėbimit qė duhet tė kryej  AKP-ja ndėrlidhet me skemėn vullnetare tė qirasė. Kėto dėbime nuk do tė ishin tė nevojshme nėse banori e paguan qiranė sipas marrėveshjes sė nėnshkruar tė qirasė. Do t’i inkurajoja tė gjithė personat qė kanė fatura tė papaguara, qė t’i paguajnė ato sa mė shpejt qė tė jetė e mundur nė mėnyrė qė ta shfrytėzojnė pronėn qė e kanė marrė me qira pa pasur nevojė tė dėbohen nga ana e AKP-sė.”

“Tė gjithė personat qė nuk i kryejnė obligimet e tyre do tė marrin njė paralajmėrim tė fundit nga AKP-ja qė ju kėrkon ose t’i lirojnė objektet ose ta paguajnė nė tėrėsi qiranė sipas marrėveshjes. Nėse personi vendos tė mos e paguajė borxhin deri nė afatin e dhėnė, ai NUK DO TĖ KETĖ MUNDĖSI TĖ PAGUAJĖ  qiranė pas kėtij afati nė asnjė mėnyrė  pasi qė AKP-ja do ta shkėpusė kontratėn e qirasė dhe ata do tė dėbohen me mbėshtetjen e Policisė sipas MiM qė u nėnshkrua sot. Pastaj duhet tė bėhet kontrata e re e qirasė dhe tė hollat qė AKP-ja mban si depozitė nga kontrata e mėparshme nuk kthehen” shtoi Z. Bowen   

Nė fund Z. Bowen pėrsėri falėnderoi Policinė e Kosovės pėr mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme nė mandatin qė i ėshtė dhėnė AKP-sė sipas Ligjit 03/L-079 tė Kuvendit tė Kosovės.


Deri mė tani, Agjencia Kosovare e Pronės ka vendosur mbi  22 863 kėrkesa, qė ėshtė mbi 50% nga gjithsejt 40 644 kėrkesa tė regjistruara, dhe zbatimi i vendimeve do tė vazhdojė deri nė vendimin e fundit.