Shqip

PRISTHINĖ - Sot numri i kėrkesave tė paraqitura nė Agjencionin Kosovar pėr Prona (AKP) ka arritur nė 10000. AKP ėshtė themeluar sipas Rregullores sė UNMIK-ut 2006/10 tė datės 4 Mars 2006, dhe agjencioni ka juridiksion ekskluziv pėr tė zgjidhur kėrkesat pėr riposedim tė pronės sė patundshme private, pėrfshirė pronat komerciale dhe tokėn bujqėsore, direkt tė ndėrlidhura si rezultat i konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.
Kėrkesat e paraqitura nė AKP pėrfshijnė kėrkesat pėr:

653 prona tė banimit
554 prona komerciale
8840 prona bujqėsore

Nga kėrkesat e paraqitura 1444 kėrkesa janė paraqitur nė zyrat e KPA-sė brenda Kosovės dhe 8565 kėrkesa janė paraqitur nė zyrat tona qė gjenden nė territorin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi.
Numri i kėrkesave ėshtė duke u rritur dita-ditės, dhe KPA pret tė pranoj nė pėrgjithėsi mė shumė se 11.000 kėrkesa. “Secili qė e ka humbur posedimin e pronave tė patundshme private si rezultat i konfliktit tė armatosur 1988-99 duhet tė paraqesė kėrkesėn e tyre nė zyrat e KPA-sė sa mė shpejt qė ėshtė e mundur. Tashmė kemi filluar tė procedojmė kėrkesat tė cilat i kemi pranuar, dhe pres qė vendimet e para tė merren nė fillim tė vitit tė ardhshėm.” thotė nė deklaratėn e tij Drejtori Ekzekutiv i KPA-sė, Knut Rosandhaug. Gjatė tėrė kohės statistikat e freskėta mbi kėrkesat e paraqitura nė KPA mund tė shihen nė faqen tonė tė internetit:

Pronat totale tė kėrkuara sipas komunės

Lloji i pronave tė kėrkuara sipas regjioneve

Lloji i tė drejtave pronėsore tė kėrkuara sipas komunave