Qeveria Britanike pėrkrahė Agjencinė Kosovare pėr Prona me fonde shtesė
Sot, mė 12 tetor 2009, ne hapėsirat e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave u bė nėnshkrimi i Kontratės sė Donacionit ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe Qeverisė sė Mbretėrisė sė Bashkuar, pėr ndihmė punės sė Agjencisė Kosovare pėr Prona (AKP) nė vlerė prej £500.000 (pesėqind mijė funta stėrlina). Kontratėn e Donacionit, nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Agjencisė Kosovare pėr Prona e nėnshkroi z. Ahmet Shala, Ministėr i Ekonomisė dhe Financave dhe Ekselencės sė Tij z. Andy Sparkes Ambasador i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė.
Ministri Shala me kėtė rast falėnderoi qeverinė e Mbretėrisė sė Bashkuar pėr ndihmėn financiare tė ofruar Agjencisė Kosovare tė Pronave. Duke iu falėnderuar kėsaj ndihme financiare, Agjencia Kosovare e Pronės do tė ngrisė kapacitetet e saja njerėzore, duke krijuar njė personel tė kualifikuar dhe profesional nė zgjidhjen e tė gjitha rasteve tė pronės sė kontestuar nė Kosovė, duke bėrė qė tė gjithė njerėzit, pa dallim etnie, feje apo race tė gėzojnė tė drejtėn e tyre tė patjetėrsueshme nė pronė, tha Ministri Shala pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr pėrkrahjen financiare tė AKP-sė, duke shtuar se Qeveria e Kosovės ka vullnet nė garantimin e tė drejtės nė pronė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Ambasadori Sparkes tha se ėshtė shumė kėnaqur qė Qeveria e Mbretėrisė sė Bashkuar ka kontribuar pėr punėn e rėndėsishme tė AKP-sė siē ėshtė zgjidhja e ēėshtjeve pronėsore duke ndihmuar nė zgjidhjen e konfliktit. Duke qenė Ambasador i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė si dhe drejtues i Bordit Mbikėqyrės tė Agjencisė Kosovare tė Pronės kam kėnaqėsinė e ofrimit tė fondeve nga ana e qeverisė qė unė pėrfaqėsoj, tė dedikuar agjencisė e cila ka njė mandat tė vėshtirė nė pėrcaktimin e pronėsisė mbi pronėn e kontestuar dhe se ky donacion komplementon fondet e dhėna nga ana e Qeverisė sė Kosovės dhe donacionet tjera tė dhėna AKP-sė. Ambasadori Sparkes shtoi se AKP-ja deri mė tani ka kryer njė punė mjaft tė vlefshme nė zgjidhjen e mė shumė se gjysmės sė rasteve tė rreth 40.000 kėrkesave pronėsore tė paraqitura nė agjenci.