Shqip

 

Lajmėrim pėr tė gjithė paraqitėsit e kėrkesave nė KPA.

Tė gjithė paraqitėsit e kėrkesave, tė cilėt ia kanė ofruar numrin e tyre AKP-sė, sė shpejti do tė pranojnė SMS porosi (porosi pėrmes telefonit mobil) pėr tu informuar pėr statusin aktual tė kėrkesės. Rrjedhimisht, tė gjitha kėto porosi do tė pėrmbajnė numrin e kėrkesės (KPA XXXXX), si dhe ueb-faqen tonė nė internet (www.kpaonline.org) dhe linjėn tonė telefonike 038 249 936.

Keni para sysh se nuk jeni tė obliguar qė tė pėrgjigjeni (tė bėni thirrje telefonike apo tė paraqiteni nė ndonjėrėn prej zyrave tė AKP-sė) nėse keni pranuar porosi tė tillė. Porositė SMS janė vetėm njė shėrbim shtesė i AKP-sė me qėllim tė informimit pėr statusin e kėrkesės tuaj. Pėrderisa pėrpunimi i kėrkesės ėshtė nė vazhdim e sipėr, do tė pranoni porosi SMS shtesė atėherė kur kėrkesa arrin status tjetėr.

Mund tė pranoni ndonjėrėn prej porosive vijuese nė telefonin mobil:

“Notifikimi i kėrkesės - shfrytėzuesi aktual i pronės sė kėrkuar ėshtė njoftuar pėr kėtė kėrkesė mė (DATA)”.
Kjo nėnkupton se AKP-ja me sukses ka realizuar notifikimin e pronės dhe ka informuar secilin banues se duhet tė pėrgjigjet nė kėrkesė brenda afatit kohor prej 30 ditėsh tė pėrcaktuar me ligj.

 “Publikimi – kjo kėrkesė ėshtė botuar nė Gazetėn e AKP-sė mė (DATA)”
Me kėtė ju informojmė se AKP-ja ka publikuar informatat qė lidhen me kėrkesėn tuaj nė vendet relevante publike, media si dhe nė ueb-faqen e internetit tė AKP-sė. Lista e publikuar pėrmban emrin e komunės, fshatin, numrin dhe emrin e rrugės, si dhe numrin e ngastrės sė pronės sė kėrkuar.

 “Kthimi i pėrgjigjes –  kemi pranuar deklaratė nga shfrytėzuesi aktual i pronės sė kėrkuar”
Pala pėrgjegjėse (zakonisht shfrytėzuesi aktual i pronės) ėshtė paraqitur pranė Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP) sapo ėshtė njoftuar pėr kėrkesėn dhe ėshtė pėrgjigjur nė kėrkesė.

 “Paraqitja nė Komision-  kjo kėrkesė i ėshtė paraqitur Komisionit mė (DATE)  pėr marrje tė vendimit”
Kėrkesa i ėshtė paraqitur Komisionit tė Kėrkesave Pronėsore pėr marrje tė vendimit. AKP-ja do t’ju kontaktoj sapo tė merret vendimi pėr kėrkesėn tuaj.

Porositė SMS do t’ju dėrgohen vetėm paraqitėsve tė kėrkesave qė i kanė ofruar AKP-sė numrin e telefonit. Ju lutemi kontaktoni ndonjė zyre tė AKP-sė nėse nuk ia keni lėnė AKP-sė  numrin e telefonit mobil dhe nėse dėshironi tė pranoni porosi tė tilla SMS.

Ēfarėdo pyetje nė lidhje me shėrbimin SMS mund tė adresohet nė linjėn direkte : 038 249 936