Shqip
Pas gati dy muajsh kampanje tė suksesshme me anė tė Autobusit nė pjesėn mė ta madhe tė territorit tė Kosovės, Menaxhmenti i lartė tė AKP-sė javėn e kaluar, prej datės 15-18 Janar 2008 vizitoi komunat e Istogut, Klinės, Pejės, Ferizajt dhe Prizrenit, komuna kėto qė pėrbėjnė gati gjysmėn e volumit tė kėrkesave tė paraqitura deri mė tash pranė Agjencisė Kosovare tė Pronės.

Delegacioni i AKP-sė, nė pėrbėrje tė Drejtorit Ekzekutiv z.Knut Rosandhaug, zv/Drejtorit. Z.Xhevat Azemi, udhėheqėsit e Zyrave Rajonale tė AKP-sė nė kėto komuna, si dhe stafi tjetėr pėrcjellės nga Njėsia pėr Informim nė HQ, gjatė kėtyre vizitave takoi kryetarėt e kėtyre Komunave si dhe pėrfaqėsues  tė strukturave komunale si dhe institucioneve tjera vendore dhe ndėrkombėtare qė veprojnė nėpėr kėto rajone, siē janė OSBE, UNMIK, etj. 
Realizimi i kėtyre vizitave u bė nė kuadėr tė planifikimit tė njė faze tė re tė fushatės mobile tė AKP-sė, por tash nė nivel mė tė lartė pėrfaqėsues. 
Vizita e parė, mė 15 janar 2008, te kryetari i Komunės sė Istogut, z.Fadil Ferati mė bashkėpunėtorė, ishte interesant pėr vet faktin se kjo Komunė prin pėr nga numri i kėrkesave tė paraqitura nė AKP.

“Ėshtė nė interesin e pėrbashkėt pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė marrė pjesė aktivisht nė proces, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė sigurohemi se AKP-ja i procedon profesionalisht lėndėt dhe Komisioni merr vendime tė drejta pėr kėrkesat qė janė paraqitur. Na nevojitet sigurimi i dokumentacionit valid pėr pronat, si dhe verifikimi i atyre dokumenteve qė kanė prezantuar palėt pėr tė shmangur ēfarėdolloj gabimi eventual”, tha z.Knut Rosandhaug, Drejtor Ekzekutiv i AKP-sė. Pasi falėnderoi autoritetet Komunale tė Istogut, veēanėrisht Drejtorinė pėr Kadastėr dhe Gjeodezi pėr njė bashkėpunim korrekt me zyrtarėt e AKP-sė, z.Rosandhaug premtoi njė angazhim pėr bashkėpunim mė intensiv me Komunėn e Istogut gjithnjė nė zbatim tė ligjit dhe garantimin e sė drejtės pronėsore pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Nga ana e tij, Kryetari i Komunės sė Istogut z.Fadil Ferati falėnderoi menaxhmentin e lartė tė AKP-sė pėr vizitėn e realizuar dhe premtoi angazhim maksimal pėr shqyrtimin dhe zgjidhjen sa mė tė shpejtė dhe sa mė tė drejtė tė tė gjitha kėrkesave qė janė paraqitur nė AKP.
“Mua po mė “tmerron” numri kaq i madh i kėtyre kėrkesave nė Komunėn tonė, mirėpo ju premtoj qė angazhimi ynė nuk do tė mungojė pėr asnjė moment”, tha mes tjerash z.Ferati, me rastin e pranimit nga ana e Drejtorit Rosandhaug tė Listės me mbi 5 mijė kėrkesa nė Komunėn e Istogut.
Nė kėtė takim ishin prezent edhe Nėnkryetari aktual i Kuvendit Komunal tė Istogut, pastaj,  Drejtori aktual pėr Gjeodezi dhe Kadastėr, ish-Kryeshefi Ekzekutiv, pėrfaqėsues tė Zyrės Rajonale tė OSBE-sė dhe UNMIK-ut.

Pas takimit me Kryetarin Ferati, Delegacioni i AKP-sė i bėri vizitė fshatit Dobrushė, me ē‘rast bashkėbisedoi mė afėr me banorėt e kėtij fshati pėr ēėshtjet e kontesteve pronave si dhe nevojėn e pjesėmarrjes nė proces tė tė gjitha palėve tė interesuara.
“Klina mund tė konsiderohet si njė shembull i ekzekutimit tė mbi 99.9 % tė vendimeve tė ish-DĒPB-sė, dhe ėshtė e pakuptueshme qė dalin 2 raste dhe krijojnė njė imazh tė keq nė opinion si pėr AKP-nė ashtu edhe pėr Komunėn”, tha z.Rosandhaug nė fillim tė takimit me Kryetarin e ri tė Komunės sė Klinės, z.Sokol Bashota. Pasi e uroi pėr detyrėn e re nė krye tė komunės, z.Rosandhaug sqaroi keqkuptimet dhe keqinterpretimet mediale qė kanė dalė vitin e kaluar pėr nivelin e bashkėpunimit nė mes AKP-sė dhe komunave. Ndėrsa, Kryetari Bashota theksoi se ai ėshtė i vetėdijshėm pėr sfidat qė e presin nė detyrėn e re, por ėshtė plotėsisht i gatshėm qė tė bashkėpunojė me AKP-nė, nė mėnyrė qė ky numėr i kėrkesave tė paraqitura ta marrė zgjidhje tė shpejt dhe tė drejtė, pa marrė parasysh se nga cili grup etnik janė paraqitur.
Me ketė rast kryetarit Bashota dhe bashkėpunėtorėve tė tij, iu dorėzua Lista me numrin e kėrkesave tė paraqitura qė janė mbi 3000 mijė, vetėm nė kėtė komunė.

Ekipi i AKP-sė, i kryesuar nga Drejtori Rosandhaug dhe Zv/Drejtori Azemi vizituan fshatin Tėrsnik, i cili ėshtė kryesisht i banuar nga minoriteti serb,  ku nga pėrafėrm u njohėn me shqetėsimet qė ata kanė nė lidhje me mosmarrėveshjet pronėsore. Drejtuesit e AKP-sė, edhe me kėtė rast inkurajuan banorėt e fshatit qė tė bėhen pjese e procesit tė shqyrtimit dhe vendimit pėr kėrkesat e paraqitura, sepse nė tė kundėrtėn ata do ta humbasin njė shans qė tė pėrfaqėsojnė dhe mbrojnė ēfarėdo lloj interesi qė ata kanė nė lidhje me njė pronė tė caktuar, pėr tė cilėn ėshtė bėrė kėrkesė.

Edhe nė Komunėn e Pejės takimi nė mes Zyrtarėve tė AKP-sė dhe Kryetarit tė ri tė Komunės, z.Ali Berisha me bashkėpunėtorė, u zhvillua nė njė frymė miqėsore dhe konstruktive, ku tė dyja palėt u zotuan pėr thellimin e bashkėpunimit reciprok. Pas kėtij takimi, “stacioni” i radhės ishte fshati Dobėrdol ku banorėt e kėsaj ane patėn rastin tė njoftohem mė pėrafėrm dhe mė detajisht pėr mandatin e AKP-sė si dhe fazat e procedimit tė kėrkesės deri nė vendimmarrje dhe zbatimin e vendimit si akt final.

“Jam zotuar se gjithnjė dhe gjithmonė do tė jem nė shėrbim tė qytetarėve dhe pjesė e kėtij shėrbimi do tė jetė edhe angazhimi pėr respektimit e ligjit nė garantimin e tė drejtės pronėsore pėr tė gjithė qytetarėt e komunės sonė pa dallim”, tha nė fillim tė takimit me delegacionin e AKP-sė, Kryetari i Ferizajt z.Bajrush Xhemaili. Ai pranoi faktin se si person i ri nė kėtė detyrė nuk ka pas dijeni pėr njė numėr kaq tė madh tė kėrkesave nė kėtė komunė, mė pak se 3 mijė, por megjithatė ai shfaqi bindjen se me njė angazhim dhe bashkėpunim tė dyanshėm dhe tė vazhdueshėm do tė arrihet zgjidhja ligjore dhe e drejt pėr kėto kėrkesa.
Fshati Nerodime pėr njė kohė ėshtė cilėsuar si njė fshat “problematik” pėr realizimin e procesit tė notifikimit nga ana e ekipeve nė AKP-sė. Por, pas vizitės sė delegacionit tė KPA-sė, me nė krye Drejtorin Rosandhaug, dhe takimit me kryetarin e kėtij fshati, si duket paragjykimi qė ka ekzistuar pėr AKP-nė ėshtė minimizuar dhe kryetari i fshatit premtoi se nuk do tė ketė probleme “teknike” pėr ekipet e AKP-sė qė ta kryejnė punėn e tyre tė pėrditshme nė terren.

Takimi me kryetarin e Komunės sė Prizrenit ishte paksa mė i veēantė. Mė i vjetri pėr nga mosha, por nė Zyrėn me luksoze tė mundshme, z.Ramdan Muja qysh nė fillim tė takimit pranoi, se meqė ai ėshtė zgjedhur rishtas nė kėtė detyrė, nuk ka shumė dijeni pėr punėn dhe funksionimin e AKP-sė. Me kėtė rast, z/Drejtori i KPA-sė, z.Xhevat Azemi pėrmbledhtazi e informoi z.Muja pėr historikun dhe mandatin e AKP-sė si dhe pėr strukturėn organizative tė kėsaj Agjencie. Takimi u zhvillua nė frymėn e zotimit pėr kontakte mė tė shpeshta nė mes tė autoriteteve komunale tė Prizrenit dhe AKP-sė. Mė pas, nga pėrfaqėsuesit e AKP-sė iu bė vizitė fshatit Novakė, shumica prej tyre tė shtyrė nė moshė qė jetojnė nė shtėpitė e rindėrtuara pas konfliktit.

Vlen tė theksohet fakti, se shumica e kėtyre takimeve janė pėrcjellur nga njė numėr i konsiderueshėm i medieve tė shkruara dhe atyre elektronike, si ato lokale po ashtu edhe nacionale.  

Pėrveēse njė jave dinamike dhe “tė lodhshme” me takimet protokollare, kėto ditė sollėn njė fazė shumė interesante tė fushatės mobile tė AKP-sė, nė pėrpjekje pėr tė krijuar njė imazh tė ri pėr Agjencinė, si Agjenci qė angazhohet pėr zbatimin e ligjit dhe garantimin e pronės private.

Kampanja me Autobus do tė vazhdojė edhe nė Komunėn e Mitrovicės si dhe atė tė kryeqytetit, Prishtinės.