AKP-ja publikon vėllimin e shtatė tė pronave tė kėrkuara
Sot Agjencia Kosovare e Pronės (AKP) publikoi vėllimin e shtatė tė kėrkesave pronėsore qė i janė paraqitur agjencisė. Vėllimi i gjashtė pėrmban 3,960 prej mė shumė se 30,641 kėrkesave qė AKP-ja i ka pranuar deri mė tash pėr toka bujqėsore, prona komerciale dhe ato banesore qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.
3,960 kėrkesat e publikuara sot pėrfshijnė kėrkesat pėr:
- 3822 prona bujqėsore;
- 83 prona banimi; dhe
- 55 prona komerciale
Publikimi i sotėm e ngritė numrin e pėrgjithshėm tė kėrkesave tė publikuara nga AKP-ja nė 15,079.
Informatat e publikuara pėrfshijnė tė dhėna qė kanė tė bėjnė me kėrkest, siē janė komuna, fshati, emri i rrugės, numri i rrugės dhe ngastrės sė pronės sė kėrkuar, nė mėnyrė qė tua mundėsojė personave, qė kanė interesa ligjore tė mundshme mbi pronat, identifikimin e pronės.
Kushdo qė beson se ka interes ligjor nė cilėndo prej pronave tė kėrkuara qė ėshtė publikuar duhet tė kontaktojė njėrėn nga zyret e AKP-sė sa mė shpejt qė tė mundet dhe atė brenda 30 ditėve pas datės sė publikimit nėse dėshiron tė bėhet palė nė kėrkesė. Pas kalimit tė periudhės 30 ditore, kėrkesat do ti prezantohen Komisionit tė pavarur tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK) pėr vendimmarrje. Cilado palė nė kėrkesė mund tė bėjė ankesė pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės kundėr vendimit tė KKPK-sė.
Lista e kėrkesave tė publikuara mund tė gjendet nė tė gjitha komunat, nė gjykatat vendore nė Kosovė si dhe nė ueb-faqen e AKP-sė
http://www.kpaonline.org/SearchSC/frmSearch.aspx