Shqip

Gjykatat vendore i dorėzojnė kėrkesat AKP-sė

Dje me 1 Mars, 110 kėrkesa pėr prona private tė paluajtshme qė janė si rrjedhė e konfliktit tė armatosur nė Kosovė gjatė viteve 1998 dhe 1999 i janė dorėzuar Agjencisė Kosovare tė Pronės (AKP), e cila ėshtė e pavarur, nga ana e Gjykatės Komunale nė Prishtinė. Kėrkesat tė cilat i janė dorėzuar AKP-sė ishin paraqitur pranė Gjykatės Komunale nė Prishtinė nga individė tė cilėt pohojnė se kanė humbur tė drejtat e tyre pronėsore si rezultat i konfliktit tė armatosur. Kėto kėrkesa i ishin paraqitur Gjykatės Komunale para themelimit tė AKP-sė mė 4 mars 2006 dhe kėrkesat ishin nė pritje nė gjykatė.

Nė bazė tė Rregullores sė UNMIK-ut 2006/50, AKP-ja ka juridiksion ekskluziv, i nėnshtruar ndaj ankesės pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės, pėr zgjidhjen e kėrkesave lidhur me pronat e paluajtshme private pėrfshirė pronat komerciale dhe tokat bujqėsore.  Ėshtė parakusht qė kėrkesat tė jenė rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999 nė mėnyrė qė tė bien nėn juridiksionin ekskluziv tė AKP-sė.

Neni 18 i Rregullores parasheh qė tė gjitha gjykatat nė Kosovė, qė kanė pranuar kėrkesa pėr pronat private tė paluajtshme qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur, para themelimit tė AKP-sė t’ia dorėzojnė ato kėrkesa AKP-sė. Kėrkesat e vetme qė bėjnė pėrjashtim nga kjo dispozitė janė ato kėrkesa pėr tė cilat procedurat gjyqėsore tashmė kishin filluar para datės 4 mars 2006.

Dorėzimi i kėrkesave i bėrė dje ishte i pari nga disa dorėzime nga  gjykatat nė Kosovė qė parashihet tė bėhen. AKP-ja pret qė t’i dorėzohen 900 kėrkesa nė pėrgjithėsi. Pas dorėzimit tė kėrkesave nga gjykatat, ato do tė pėrpunohen nga AKP-ja dhe vendimi mbi to do tė merret nga Komisioni i Kėrkesave Pronėsore i Kosovės (KKPK), qė ėshtė i pavarur. KKPK-ja pėrbėhet nga dy komisionerė ndėrkombėtarė dhe njė komisioner vendor, tė cilėt janė ekspertė nė lėminė e ligjit mbi pronat. Kundėr vendimeve tė KKPK-sė mund tė paraqitet ankesė pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės.

AKP-ja u apelon tė gjithė individėve qė kanė paraqitur kėrkesa tė tilla pranė gjykatave nė Kosovė qė tė kontaktojnė njėrėn nga zyrat e AKP-sė, sa mė shpejtė qė tė munden, me qėllim qė tė informohen lidhur me procedurat rreth kėrkesave tė tyre.