Shqip

Nė konferencėn e donatorėve tė AKP-sė mė 1 nėntor pėrfaqėsuesit nga komuniteti ndėrkombėtar si dhe IPVQ rikonfirmuan mbėshtetjen e tyre pėr punėn e rėndėsishme tė zgjidhjes sė kontesteve pronėsore tė lindura si pasojė e konfliktit nė Kosovė.

Zėvendės Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (PDSRSG) Steven P. Schook kryesoi konferencėn e donatorėve tė organizuar nga Bordi Mbikėqyrės i Agjencisė Kosovare pėr Prona (AKP) nė Zyrėn Qendrore tė UNMIK-ut mė 1 nėntor. Nė takim morrėn pjesė Haki Shatri, Ministėr i Ekonomisė dhe Financave, Ardian Gjini, Ministėr i Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor, pėrfaqėsuesit e 15 zyrave diplomatike dhe organizatave donatore, Unioni Evropian, OSBE-ja, KFOR-i, UNDP-ja dhe UNHCR-i.

Duke pėrcjellur nxjerrjen e Rregullores sė UNMIK-ut Nr. 2006/50 tė datės 16 tetor 2006 ZPSSP njoftoi tė pranishmit me mandatin e ri tė AKP-sė. AKP-ja ka tani njė juridiksion tė veēantė pėr tė zgjidhur kėrkesat pėr riposedim tė pronės sė paluajtshme private, duke pėrfshirė pronat komerciale dhe tokėn bujqėsore, qė janė tė lidhura nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo janė rezultat i konfliktit tė armatosur tė vitit 1998 dhe 1999. Gjykata Supreme e Kosovės do tė jetė organi i ligjshėm qė do te shqyrtojė ankesat nė lidhje me kėto kėrkesa.

“Puna e AKP-sė jo vetėm qė do tė sigurojė zgjidhjen e drejtė dhe tė shpejtė tė kontesteve pronėsore nga konflikti, por ajo ėshtė gjithashtu me rėndėsi vitale pėr kthim tė qėndrueshėm dhe tė krijojė njė ambient tė favorshėm  pėr zhvillim ekonomik,” tha
Z. Schook. “Zgjidhja e kėtyre kontesteve ėshtė qartazi njė kusht paraprak pėr joshje tė nevojshme tė investimit nė Kosovė dhe i domosdoshėm  pėr promovimin e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit nė regjion,” shtoi ai.

Duke njoftuar shtypin pas konferencės sė donatorėve, ZPSSP tha, “Ne kemi pėrpiluar njė sistem shumė tė mirė, njė sistem shumė tė drejtė, qė merr parasysh tė drejtat individuale, qė merr parasysh nevojat e shoqėrisė dhe qė ndan kompensimet nga vendimet pėr prona. Ky ėshtė njė sistem qė ėshtė pėrpiluar nga mėsimet e marra nga tė dyja, si nga pėrvojat tona pronėsore kėtu nė Kosovė ashtu edhe nga ato brenda bashkėsisė ndėrkombėtare”.

Drejtori Ekzekutiv i AKP-sė Knut Rosandhaug informoi se deri tani janė pranuar gati 4.000 kėrkesa prej 11.000 kėrkesave qė priten tė bėhen. AKP-ja do tė fillojė tani tė shqyrtojė kėrkesat e pranuara dhe vendimet e para priten tė dorėzohen nė fillim tė kėtij viti.

Nė konferencėn e donatorėve Zvicra konfirmoi donacionin e tyre nė vlerė prej 1 milion euro qė do tė shpėrndahen brenda tri viteve (2006-2008). Qeveria e Serbisė ofroi tė ndihmojė nė mbulimin e shpenzimeve tė reklamimit pėr fushatėn e ardhme mediale tė AKP-sė. Pėrveē kėtyre, AER, MB, SHBA, Norvegjia, UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės tashmė i kanė bėrė zotimet ndaj AKP-sė.

Pėrfaqėsuesit nga misionet diplomatike dhe komuniteti donator shprehėn kėnaqėsinė pėr nxjerrjen e Rregullores sė re dhe rikonfirmuan mbėshtetjen e tyre pėr punėn e rėndėsishme tė zgjidhjes sė kontesteve pronėsore si pasojė e konfliktit nė Kosovė.