Agjencia Kosovare e Pronės (AKP) sot publikoi 1972 kėrkesat e para prej mė shumė se 10,700 kėrkesave qė Agjencia i ka pranuar deri mė tani lidhur me tokat bujqėsore, pronat komerciale si dhe pronat e banimit qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.
1,972 kėrkesat e publikuara sot pėrfshijnė kėrkesat lidhur me:
1,596 prona bujqėsore;
183 prona banimi; dhe
193 prona comerciale.
Informata e publikuar lidhur me kėto 1972 kėrkesa pėrmban informata siē janė: komuna, fshati, emri i rrugės, numri i rrugės dhe parcelės ku gjendet prona kontestuese, nė mėnyrė qė personat eventual qė kanė interes ligjor ndaj pronave tė mund ta identifikojnė pronėn.
Kushdo qė beson se ka interes ligjor nė cilėndo prej pronave kontestuese qė gjenden nė listėn e publikuar tė kėrkesave kontestuese, duhet tė kontaktojė zyren e KPA-sė sa mė shpejt qė tė mundet dhe atė brenda 30 ditėve nėse dėshiron tė bėhet palė nė kėrkesė. Pas periudhės 30 ditore, kėrkesat do ti prezantohen Komisionit tė pavarur tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK) pėr vendimmarrje. Cilado palė nė kėrkesė mund tė bėjė ankesė pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės kundėr vendimit tė KKPK-sė.
Lista e kėrkesave tė publikuara mund tė gjendet nė tė gjitha komunat, nė gjykatat vendore nė Kosovė si dhe nė zyret e AKP-sė nė Prishtinė, Mitrovicė, Prizren, Pejė dhe Gjilan.
AKP-ja ėshtė themeluar mė 4 mars 2006 pėrmes Rregullores sė UNMIK-ut 2006/10, e cila mė vonė ishte zėvendėsuar nga Rregullorja e UNMIK-ut 2006/50. Agjencia ka juridiksion ekskluziv, i nėnshtruar ndaj ankesės pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės, pėr zgjidhjen e kėrkesave lidhur me pronat e paluajtshme private (pėrfshirė tokat bujqėsore dhe pronat komerciale) qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur tė viteve 1998 dhe 1999.
Kliko kėtu pėr tė parė listėn e kėrkesave tė publikuara 