Shqip

Biografia e z. Milaim Ēekaj

img

Milaim Ēekaj i lindur nė Irzniq, Deēan jeton dhe vepron ne Prishtinė. Ėshtė diplomuar nė vitin 1995, Fakulteti pėr Inxhinier i Shkencave Bujqėsore nė Universitetin e Prishtinės, drejtimi Bujqėsi.

Karrierėn fillimisht e nisi nė TMK - Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, nga muajin Korrik 2000 deri mė 2001 ka mbajtur pozitėn Adjutant Shefit tė Shtabit tė TMK-sė. Nga viti 2001 deri nė Janar tė vitit 2006, ka mbajtur Gradėn Major dhe pozitat: Oficer pėr Edukim dhe Shkollim; Oficer pėr Ēėshtje Banesore dhe Statusore; Oficer pėr Ēėshtje tė Rezervės; Udhėheqės i Qendrės sė Arkivimit tė tė Dhėnave personale nė KTD, ku e ka menaxhuar kėtė Qendėr deri nė kohėn e demobilizimit; Pėrgjegjės pėr pajisjen e pjesėtarėve tė TMK-sė me Kartela Identifikim, pran Departamentit tė Personelit J-1 nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.

Nga muaji Shkurt 2006 deri mė Gusht 2006 ka mbajtur pozitėn Shef i Divizionit tė Personelit, nė Zyrėn e koordinatorit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės pranė UNMIK-ut, Prishtinė.

Nga Shtatori 2006 ėshtė pjesė e stafit tė Agjencisė, fillimisht nė ish Agjencia Kosovare pėr Prona (AKP) tani me mandat tė ri Agjencia Kosovare pėr Krahasim dhe Verifikim tė Pronės (AKKVP), Nga muaji Shtator 2006 deri mė Gusht 2007 ka mbajtur pozitėn e Udhėheqėsit tė Ekipit nė Dhomėn Operative, Prishtinė; nga muaji Shtator 2007 deri mė datė Mars 2008 ka mbajtur pozitėn e Zėvendės Drejtues i Zyrės Rajonale nė Pejė; nga muaji Prill 2008 deri nė Dhjetor 2008 ka mbajtur pozitėn e Ushtruesit tė Detyrės, Kryesues i Zyrės Rajonale nė Pejė; nga 1 Janari 2009 deri mė datė 31 Mars 2019 ka mbajtur pozitėn Drejtues i Zyrės Rajonale nė Pejė, nga data 04 Prill 2019 deri mė datė 07 Qershor 2023 ka mbajtur pozitėn e Ushtruesit tė Detyrės Udhėheqės i Departamentit tė Zbatimit dhe tani prezent nga data 08 Qershor 2023 ėshtė emėruar nga Kuvendi i Republikės sė Kosovės, Zėvendėsdrejtor i Sekretarisė Ekzekutive.

Z. Ēekaj ka ndjekur trajnime tė ndryshme si: Ligji pėr nėpunėsit civilė, Kolegji Evropian i Kosovės, certifikuar nė vitin 2019; Trajnim pėr ricertifikim tė Instruktor i Ndėrmjetėsimit, certifikuar nė vitin 2018; Ngritja e Kapaciteteve Profesionale Konceptet e Zhvillimit dhe Ndryshimit Organizativ nė UBT Akademia Ekzekutive pėr Zhvillim Profesional, certifikuar nė vitin 2016; Biznes Ekzekutiv dhe Komunikimi Ndėr-personal dhe Udhėheqje, nė Universitetin Amerikan nė Kosovė, certifikuar nė vitin 2012; Instruktor tė Ndėrmjetėsimit certifikuar nė vitin 2011; Ndėrtimi i ekipit, Menaxhimi i projektit, Aftėsi komunikimi, Aftėsitė ndėr-personale, Menaxhimi i ndryshimit, Planifikim strategjik si dhe Menaxhimi nė UBT – Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisė, certifikuar nė vitin 2007; Trajnimi pėr Menaxher personeli, mbajtur nga Instituti i Kosovės pėr Administratė Publike, certifikuar nė vitin 2005, Mbrojtja e tė Drejtave tė Njeriut nė kontekst Ndėrkombėtar dhe atė tė Kosovės – Universiteti i Prishtinės, certifikuar nė vitin 2005 Trajnimi TRADOC, nė Universitetin e Indianes nė SHBA certifikuar nė vitin 2004, si dhe Trajnim i gjuhės angleze nė Universitetin e Indianes nė SHBA, certifikuar nė vitin 2002.

Po ashtu, z. Ēekaj ėshtė dekoruar edhe me Medalje, me datėn 10 Dhjetor 2008, Medaljen e Shėrbimit, pėr kontributin e dhėnė nė pėrmbushjen e misionit tė Trupave Mbrojtės tė Kosovės, nga Gjenerallejtėnant Komandat i TMK-sė, z. Sylejman Selimi dhe sė fundmi me datėn 17 Shkurt 2023, ėshtė dekoruar me Medaljen Presidencial e Meritave, pėr sakrificėn e jashtėzakonshme, betejėn pėr mbrojtjen e sė vėrtetės dhe zbardhjen e krimeve tė kryera gjatė luftės nė Kosovė, nga Presidentja e Republikės sė Kosovės, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.