Shqip

Z.Naser Shala është emëruar nga Kuvendi i Kosovës Drejtor Ekzekutiv i Sekretarisë Ekzekutive të Agjencionit Kosovar për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

img

Z.Naser Shala është emëruar nga Kuvendi i Kosovës Drejtor Ekzekutiv i Sekretarisë Ekzekutive të Agjencionit Kosovar për Krahasim dhe Verifikim të Pronës me datë 28 shkurt 2019 me një mandate 5 vjeçar, Z. Naser Shala i lindur në Prizren, ka kryer shkollen fillore dhe të mesme në Malisheve, ndërsa studimet i ka përfunduar në Univerzitetin e Prishtinës - Fakultetin Ekonomik, perveç kesaj gjithashtu posedon diplomen si Ekspert Ndërkombëtar në Prokurim (International Expert in Procurement) dhe çertifikaten për Ligjin dhe Menaxhimin e Prokurimit  nga Universiteti  për Biznes dhe Teknologji-UBT.

Gjatë periudhës kohore  2004-2007 ka mbajtur poziten Menaxher Kryesor në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosoves (QKUK) si dhe nga  viti 2009-2014 ka qenë i emëruar nga Kuvendi i Kosovës si Drejtor  Bordi në Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare –ARKEP. Gjithashtu, ka menaxhuar dhe  udhëhequr kompanitë “Altro” Shpk, dhe “Petroleum Coke Kosova”.