Shqip

Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të AKKVP-së dhe Policisë së Kosovës

 Më  26 Shkurt 2019 u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP)  të përfaqësuar nga Znj. Florije Kika, UD Zëvendës Drejtore e Sekretarisë Ekzekutive dhe Policisë së Kosovës (PK) të përfaqësuar nga Z. Rashit Qalaj,  Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim që të përcaktoj obligimet paraprake dhe procedurat e duhura të palëve nënshkruese në lidhje me mbështetjen e PK-së në ekzekutimin e dëbimeve dhe shkatërrimit të strukturave të paligjshme pas kërkesës nga AKKVP-ja.

Të dyja institucionet gjithashtu u pajtuan që do të kujdesen me përkushtim për zbatimin sa me të  përpikët dhe të suksesshem të   kësaj marrëveshjeje.