 |
Kërko |
|
|
|
 |
Statistics |
42751 |
|
Vizitë Studimore në TurqiNjë delegacion i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) kryesuar nga znj. Florije Kika, U.D Zëvendësdrejtore, ishte për një vizitë zyrtare prej 24 - 26 dhjetor 2018 në Drejtorinë e Përgjithshme të Regjistrimit të Tokave dhe Kadastrës në Ankara dhe Stamboll/Turqi. Delegacioni i AKKVP-së është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmet Zeki ADLI, i cili në fjalën e tij theksoi nevojën për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Në fjalën e saj, U.D Zëvendësdrejtorja, znj. Florije Kika, pasi falënderoi nikoqirët për mikpritjen, njoftoi të pranishmit për mandatin e AKKVP-së, dhe rolin dhe përgjegjësitë që do të ketë kjo Agjenci në krahasimin dhe verifikimin e regjistrave kadastralë, sipas Konkluzioneve të Marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmejt Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011. Më tej, Znj. Kika theksoi se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve përkatëse nuk do të përfundojë këtu por do të thellohet dhe intensifikohet më tej në të ardhmen. Në fund, znj. Kika shprehu gatishmërinë e vazhdueshme të AKKVP-së për të gjetur mundësi dhe mënyra të reja të bashkëpunimit. Gjatë vizitës në Ankara delegacioni i AKKVP-së pati rastin dhe mundësinë të informohet për së afërmi lidhur me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Departamentit të Regjistrimit të Tokave, Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Departamentit të Hartave, Departamentit të Arkivave, Zyrës Kadastrale dhe Regjistrimit të Tokave, dhe Kadastrës II, Drejtorisë Regjionale në Stamboll. |
|