Shqip

 

AKP-ja publikon vollumin e dytė te kėrkesave


Agjencia Kosovare e Pronės (AKP) sot publikoi 701 kėrkesat e dyta prej mė shumė se 13.443 kėrkesave qė Agjencia i ka pranuar deri mė tani lidhur me tokat bujqėsore, pronat komerciale si dhe pronat e banimit qė janė si rrjedhojė e konfliktit tė armatosur  tė viteve 1998 dhe 1999.
701 kėrkesat e botuara pėrfshijnė kėrkesat pėr:

  • 593 prona bujqėsore
  • 58 prona banesore dhe
  • 50 prona komerciale

Informata e publikuar lidhur me kėto 701 kėrkesa pėrmban informata siē janė: komuna, fshati, emri i rrugės, numri i rrugės dhe parcelės ku gjendet prona kontestuese, nė mėnyrė qė personat eventual qė kanė interes ligjor ndaj pronave tė mund ta identifikojnė pronėn. 
Kushdo qė beson se ka interes ligjor nė cilėndo prej pronave kontestuese qė gjenden nė listėn e publikuar tė kėrkesave kontestuese, duhet tė kontaktojė zyren e AKP-sė sa mė shpejt qė tė mundet dhe atė brenda 30 ditėve nėse dėshiron tė bėhet palė nė kėrkesė. Pas periudhės 30 ditore, kėrkesat do t’i prezantohen Komisionit tė pavarur tė Kėrkesave Pronėsore tė Kosovės (KKPK) pėr vendimmarrje. Cilado palė nė kėrkesė mund tė bėjė ankesė pranė Gjykatės Supreme tė Kosovės kundėr vendimit tė KKPK-sė. 
Lista e kėrkesave tė publikuara mund tė gjendet nė tė gjitha komunat, nė gjykatat vendore nė Kosovė si dhe nė zyret e AKP-sė nė Prishtinė, Mitrovicė, Prizren, Pejė dhe Gjilan
.